• |
ide | kryesore

Autobusi aksidenton rëndë çiklistin në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
transportit, autobusi, studentët, unioni



Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Dibrës në Tiranë. Policia bën me dije se autobusi ka përplasur një biçikletë.

Për pasojë është dëmtuar ky i fundit. Personi i aksidentuar nga autobusi është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas policisë, nuk dihet ende nëse aksidenti është shkaktuar nga autobusi apo nga çiklisti.

Detaje nga policia:

Më datë 29.09.2022, në Rrugën e Dibrës, shtetasi I. M., duke drejtuar mjetin tip autobus ka aksidentuar biçiklistin shtetasin E. C., 39 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi E. C. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexo më tej: Autobusi përplaset me motorin në Roskovec, ndërron jetë 80-vjeçari 

Lexo më tej: Shoqata e Transportit Publik: Mund të rritet çmimi i biletës 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *