• |
ide | kryesore

“Babai im do të jetë Mbret, ndaj kujdes”/ Reagimi i Princit George bëhet viral

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
George



Çfarë kënaqësie mund të ketë një fëmijë? Një ngacmues e mundon dhe ai i përgjigjet: “Babai im do të jetë Mbret, ndaj më mirë ki kujdes”. Nuk është një privilegj që i takon të gjithëve. Por Princi George, djali i William, po. Dhe shoku i tij në skuadër që e ngacmon nuk ka zgjidhje tjetër veçse të tërhiqet. Me veshët ulur. Kjo histori është treguar nga Katie Nicholl, në librin e saj të fundit “The New Royals” (Mbretërorët e rinj). 

Pas vdekjes së Elizabeth II, bota letrare e Britanisë së Madhe ka vërshuar dukshëm me libra mbi monarkinë që premtojnë zbulime. Mes tyre është edhe kjo. Në Thomas’s Battersea në Londër, George i vogël ngacmohej nga një djalë veçanërisht agresiv. Por princi, tashmë në moshën 9-vjeçare është plotësisht i vetëdijshëm për statusin e tij. Me një shprehje të vetme e vuri sërish në rresht. Kush do të donte të përballej me zemërimin e një babai që do të jetë Mbret?

Edukimi i fëmijëve

Fëmijët e William dhe Kate Middleton, George dhe Charlotte të Uellsit, janë të vetëdijshëm për rolin e tyre të privilegjuar. Ata janë të tillë edhe pse nëna dhe babai i tyre i kanë edukuar gjithmonë për të përballuar një ekzistencë sa më normale. Edhe për vëllain e tij më të vogël Louis. Katie Nicholl tregon: “Ata po i rrisin fëmijët, veçanërisht Princin George, me dijeninë se kush janë dhe rolin që do të trashëgojnë. Por në të njëjtën kohë ata janë të etur që të mos i ngarkojnë me ndjenjën e detyrës”.

Nuk është e qartë se kur Ëilliam dhe Kate filluan t’i tregonin djalit të tyre se çfarë e pret kur të rritet. Por historiani Robert Lacey ka mbledhur thashetheme dhe dëshmi dhe duket se ata e kanë bërë këtë që në moshën 6-vjeçare. Në mënyrën më të butë të mundshme. Sepse nuk është e lehtë që në moshën 6-vjeçare të kuptosh fatin e një protagonisti kur për të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë është vetëm një përrallë. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *