• |
ide | kryesore

Bastisje në Mal të Zi për spiunim për shërbimet ruse

-Instant, Lajme, Të fundit
Bastisje në Mal të Zi



Në Podgoricë të Malit të Zi janë duke u bërë disa bastisje. Ato u kryen me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit, nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit. Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga prokurori special i këtij vendi, Vukas Radonjiç.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, policia po kontrollon banesat. Po ashtu, kontrollet po bëhen edhe në hapësirat e tjera të disa qytetarëve. Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se janë kryer veprat penale: krijim i organizatës kriminale dhe spiunazh. Deri më tash nuk është arrestuar askush”, tha Radonjiç.

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e mirëpriti veprimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit. Ai tha se bëhet fjalë për një aksion ndërkombëtar. Sipas tij, ai po realizohet me partnerët e Malit të Zi dhe ka qëllim “ruajtjen e interesave kombëtare”.

Më herët, e përditshmja malazeze, Vijesti, duke cituar të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB), njoftoi se në Podgoricë janë arrestuar disa shtetas malazezë, nën dyshimin se punonin për shërbimin inteligjent rus.

“Një nga personat e arrestuar, sipas të dhënave të ANB-së, ka punuar për shërbimin rus për më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një grupi më të gjerë, anëtarët e të cilit njihen nga ANB-ja”, raportoi Vijesti.

Duke u thirrur në një burim të paidentifikuar, Vijesti po ashtu shkroi se aksioni i ANB-së dhe Prokurorisë Speciale “është vetëm fillimi i aktiviteteve për zbulimin e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja inteligjente”./ REL



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *