• |
ide | kryesore

BERZH rishikon me ulje -0.3% rritjen ekonomike të vitit 2023

-Instant, Lajme, Të fundit

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) rishikoi me ulje ritmet e rritjes ekonomike të Shqipërisë në projeksionet e vjeshtës.


Sipas BERZH ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3% me 2023,vit, ose 0,3% më pak se projeksionet e pranverës në muajin maj.


Ekonomia e vendeve në zhvillim ku bën pjesë edhe Shqipëria do të rritet me 2.3 për qind me 2023 me një rishikim me ulje -1.7 për qind nga maji i këtij viti.

Rishikimi më ulje erdhi si rezultat i çmimeve të energjisë, gazit dhe naftës, përtej parashikimeve të pranverës 2022.

Çmimet e gazit në Europë aktualisht janë rreth 2.5 herë më të larta se, nivelet e vitit 2021 dhe Inflacioni në rajonet e BERZH-it arriti në 16.5 për qind në korrik.

Reduktimi i furnizimeve me gaz nga Rusia dhe rritja e inflacionit në mbarë botën do të ngadalësojnë më tej rritjen ekonomike edhe vitin e ardhshëm në rajonet ku punon Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), parashikoi së fundmi Banka.

Ecuria e ekonomike e vendeve në zhvillim mund të jetë edhe më negative nëse lufta e Rusisë ndaj Ukrainës përshkallëzohet ose vëllimi i eksporteve të saj të gazit bie edhe më shumë.

Megjithatë, një rishikim në rritje i rritjes së parashikuar këtë vit ka të ngjarë të sjellë një ngadalësim më të butë në terma realë, me prodhimin vitin e ardhshëm vetëm 0.5 për qind më të ulët se parashikimi në fillim të kësaj vere.

Prodhimi në rajonet e BERZH këtë vit pritet të rritet me 2.3 për qind, pasi konsumatorët e vendeve në zhvillim në Europë kaluan një kulm shpenzimesh pas pandemisë në gjysmën e parë të vitit.

Kryeekonomistja e BERZH-it Beata Javorcik tha: “Këto janë kohë shumë shqetësuese për rajonet e BERZH-it dhe shumë ekonomi të zhvilluara. Ndërsa shkojmë drejt dimrit, kostoja ekonomike e luftës së Rusisë kundër Ukrainës po bëhet më e qartë me çdo ditë që kalon. Inflacioni mund të mos ketë arritur kulmin në rajonet e BERZH-it, pasi në shumë vende, rritja e kostove të prodhimit dhe çmimet e larta të gazit natyror nuk janë reflektuar ende plotësisht në çmimet e konsumit.”

Raporti i ri i Perspektivave Ekonomike Rajonale, i titulluar Një dimër i ftohtë përpara? , përshkruan një portret të zymtë të ndikimit të luftës në tregjet e energjisë, inflacionin dhe ekonomitë e rajoneve të BERZH-it.

Energjia dhe ushqimi zakonisht zënë një peshë më të lartë të konsumit të familjeve më të varfra, të cilat po përjetojnë norma edhe më të larta efektive të inflacionit. Rritja reale e pagave është kthyer në negative, mesatarisht, me rënie më të madhe të të ardhurave reale në Europën Juglindore.

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës do të bëjë që ekonomia e kësaj të fundit të tkurret me 30 për qind këtë vit, parashikon Banka./ Monitor 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.