• |
ide | kryesore

Biznesmeni u torturua në Doha, kishte informacione mbi Al-Khelaifi: një çështje shantazhi e abuzimesh

-Instant, Sport
biznesmeni

Akuza të rënda ndaj pronarit të Paris Saint Germain dhe presidentit të ECA-s, Nasser Al-Khelaifi. Gazeta franceze Liberatiòn nisi një hetim për biznesmenin nga Katari, i implikuar madje në një rast shantazhi, abuzimi dhe zhvatjeje. Cështja lidhet me Tayeb B., biznesmeni franko-algjerian i arrestuar papritur në Doha në fillim të vitit 2020. Ai arrestim, sipas dosjes, nuk kishte qenë “i rastësishëm”. Biznesmeni në fakt zotëronte informacione komprometuese në lidhje me vetë Al-Khelaifi.


Sipas rindërtimit të Liberatiòn, biznesmeni Tayeb B. u arrestua në Doha në muajt e parë të vitit 2020 dhe më pas u arrestua me akuza të paqarta. Sipas gazetës franceze, ai kishte “në zotërim informacione komprometuese për kreun e PSG-së. Bëhej fjalë për prova të mundshme të korrupsionit në atribuimin e diskutueshëm të Kupës së Botës 2022. Për më tepër edhe fakte të punës së fshehur, dëshmi në lidhje me jetën private të presidentit të PSG-së në kryeqytetin francez”. Informacion që Al-Khelaifi nuk donte të dilte jashtë.


Biznesmeni franko-algjerian ishte mbajtur i ndaluar për një kohë të gjatë dhe ishte liruar vetëm në korrik. Kjo vetëm pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve midis avokatëve të tij dhe atyre të Al-Khelaifi. Sigurisht, edhe pasi dorëzoi të gjitha USB dhe hard disqet te autoritetet në Katar. Gjatë paraburgimit të tij të gjatë, Tayeb B. madje u torturua dhe praktikisht u detyrua të dorëzonte të gjithë dokumentacionin kompromentues në lidhje me pronarin e PSG-së. Një histori shumë e paqartë mbi të cilën, siç shpreson Liberatiòn, “vetëm drejtësia franceze do të mund të hedhë dritë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.