• |
ide | kryesore

Drejtësia e re/ Mbetet sekret sponsori i KPK-së në Marina Bay

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Akomodimi ne resortin e luksit ne Marina Bay



Gjykata Administrative e Tiranës i dha të drejtë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ta mbajë të fshehur emrin e sponsorit privat që pagoi akomodimin në resortin luksoz “Marina Bay” në Vlorë me arsyetimin se bërja publike e donatorit nuk do të ulte korrupsionin dhe nuk do të rriste besimin e publikut të drejtësia.

Gjykata Administrative e Tiranës i ka dhënë të drejtë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të mbajë të fshehtë emrin e sponsorit privat që pagoi shpenzimet e akomodimit të komisionerëve dhe një pjese të stafit në ambientet e resortit luksoz “Marina Bay” në Vlorë, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në shtator të vitit të kaluar.

Përmes vendimit të shpallur më 13 shtator, gjyqtarja Nafije Hasko e konsideron institucionin kyç të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve si palë kontraktore me të drejta për të lidhur marrëveshje konfidenciale financiare me subjekte private, ndërsa arsyeton çuditërisht se klauzola e konfidencialitetit në marrëveshjen e sponsorizimit i shërben “mbrojtjes së interesit publik”.

Pasi refuzoi kërkesat e BIRN dhe zbatimin e një vendimi të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, KPK u investua në hapjen e një procesi gjyqësor për rrëzimin e urdhrit që e detyronte atë të bënte transparente kompaninë private që kishte sponsorizuar aktivitetin në Vlorë. [Lexo shkrimin e plotë]

Përmes kërkesë-padisë së dorëzuar në Gjykatën Administrative, KPK kërkoi rrëzimin e vendimit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe pretendoi se zbulimi i sponsorit privat do të cenonte sigurinë kombëtare, procesin e vetingut të magjistratëve, marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe imazhin e vetë KPK-së.

Lexo edhe: Sondazhi/ Pse ra besimi tek SPAK dhe ‘drejtësia e re”

Lexo edhe: Historia/ Si e varrosi “drejtësia e re” dosjen 339/1

Në kërkesë-padi nuk paraqiteshin argumente se pse bërja publike e subjektit që mbuloi shpenzimet e të gjithë aktivitetit do të sillte pasoja, por Komisioni renditi një sërë justifikimesh lidhur me statusin e veçantë që gëzojnë komisionerët dhe përmbatjen e diskutimeve të tyre në mbledhje – për të cilat nuk u ishte kërkuar informacion.

Megjithatë, pretendimet e tyre u gjetën të drejta nga gjyqtarja Nafije Hasko, e cila vendosi të shfuqizojë si të paligjshëm vendimin e Komisionerit që urdhëronte vënien në dispozicion të emrit të sponsorit privat.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ngrit në vitin 2017 si institucioni kyç i reformës në drejtësi për pastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar si dhe rikthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë. Shumë magjistratë kanë dhënë llogari përballë KPK-së dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit si dhe cenimit të besimit të publikut te drejtësia. Vetë anëtarët e KPK-së refuzojnë prej një viti t’i nënshtrohen të njëjtit standard.

Gjyqtarja Hasko e justifikon mbajtjen sekret të donatorit me një klauzolë në kontratë që parashikon respektimin pa afat të konfidencialitetit.

“Ka qenë vullneti dhe qëllimi i palëve kontraktore që këto informacione apo të dhëna të mos bëhen publike dhe pas përfundimit të aktivitetit,” thuhet në vendin, ku shtohet se marrëveshja ka forcën e ligjit për palët.

Gjyqtarja Hasko evidenton gjithashtu se mosrespektimi i konfidencialitetit nga palët kontraktore do të sillte detyrime për shpërblimin e dëmit të shkaktuar. Gjyqtarja bën gjithashtu një interpretim të ngushtë të interesit publik, të cilën e lidh vetëm me veprimtarinë e KPK-së.

“Gjykata vlerëson se vendosja e klauzolës së konfidencialitetit në kontratë ka qenë e domosdoshme, pasi i shërben mbrojtjes së interesit publik, për shkak se objekt i këtij aktiviteti kanë qenë çështje të rëndësishme lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni në të ardhmen, strategjinë dhe planet afatgjata e afatshkurtëra, të cilat kurrësesi nuk mund të bëhen publike, pasi do të cënonin rëndë interesat e drejtësisë”, çmon gjyqtarja Nafije Hasko, pa marrë parasysh se kërkesa e BIRN dhe urdhri i Komisionerit lidhej vetëm me emrin e donatorit dhe jo me strategjitë dhe planet e KPK-së.

Në vendim, gjyqtarja e ngushton gjithashtu gamën e informacioneve për të cilat duhet të bëhet transparencë vetëm te të dhënat mbi procesin e vetingut dhe jo te detyrimi i KPK-së për të qenë gjithashtu transparente mbi aktivitetin e saj financiar dhe administrativ.

“…të dhënat e pretenduara nga kërkuesi, të cilat nuk janë të lidhura në këtë rast me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjekteve të rivlerësimit, por gëzojnë mbrojtje nga klauzola e konfidencialitetit e vendosur në nenin 7 dhe 12 të Marrëveshjes Sponsorizuese,” arsyeton Hasko.

Në vijim, Hasko çmon se bërja publike e sponsorit, nuk do t’i shërbente uljes së nivelit të korrupsionit, sigurisë publike, rritjes së besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë apo mbrojtjes së të drejtave e lirive themelore.

Ajo e cilëson gjithashtu qëndrimin e KPK-së për mbajtje sekret të donatorit në përputhje me parimin e proporcionalitetit.

“Kufizimi i përhapjes së informacionit është proporcional, duke marrë në konsideratë pasojat financiare për palën paditëse KPK-në në eventualitetin e shpërblimit të dëmit kontraktor,” vlerëson gjyqtarja Nafije Hasko në vendimin për shfuqizimin e vendimit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit./Reporter.al



6 Comments

  1. Askush nuk pagoi, te gjithe kpk-sat iken pa paguar dhe per kete arsye nuk ka se cfare informacioni te japin, ja u zgjidh ceshtja, boll sulmuat padrejtesine e reformuar.

    Tani le te filloje puna se ka plot fukarenj Shqiperia qe drejtesia hyjnore mavi nuk i ka futur ende ne burg.

    1. Ramaforma. Cdo gje rames.eshte e peshtire dhe e ndyre.

      Kemi mbi 5 vjet qe themi qe ne nje bordello nuk ka te virgjer , nje sistem drejtesie ku paguhet cdo gje ska te virgjer. Thjesht u rrit pazari dhe u perqendrua tek rama agaci xhafaj cdo gje.

      dhe reformat nuk vijne nga fondacionet por nga ata qe jane zoter te vendit. Ne kete rast rama persori fondacioni per ta fut ne xhep drejtesine. Kush besonte se fondacio i soros so bente reforme ka flejt keq prej 6 vitesh

      Kemi vite qe.themi qe ky dem nuk zhbehet me.

      Nje shtetas nuk merr dot drejtesi. Aksesi eshte minimal. Nuk ka gjykata nuk ka prokuror nuk ka afate. Edhe kur te vjen rradha per seance del kno gjyqtare qe se reu trapin per ligjin.
      Pra problemi eshte ne kufijte e cmendurise, e para nuk arrin dot te kesh mundesi te kerkosh te drejten ne gjykate, nje gjyq shkon mbi 20 vjet shkalla e pare nja 3 vjet apeli po shkon 5 e me shumegj e larte mbi 10 vjet dhe e dyta dhe e dhjera, gjykata e prokurori jane totalisht te kapur dhe shanset jane zero qe te gjykohet drejt dhe sipas ligjit.

      Me nje fjale ci qi te emen

      po pati mosmarreveshje mes paleve mos shko ne gjykate se as fmijet e tu nuk e gezojne dot…
      gjyqin hape sa per te lene gjurme dhe qe procesi te ngrije ligjerisht sepse asnje pale nuk fiton dot ligjerisht, ama praktikisht pales qe do i jepet shansi ta beje te keqen apo demin do kete avantazh sepse e drejta ska per tu vene dot per mbi 20 vjet.

      Ose ose merren armet dhe vriten mes tyre….

      Ama fajin e ka saliu!

  2. No coment! Ky vend u be qelbsire fare, as republike bananesh nuk eshte me. Ku shkelin rraca e qelbet komuniste nuk mbin bari me.

  3. Çfarë të thuash!!! Vetëm që përfundimisht nuk ka sistem drejtësie.Atë e kontrollon partia shtet me në krye Ramën dhe Sorros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *