• |
ide | kryesore

Erdogan planifikon të bisedojë me Putinin për referendumet e rreme

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, planifikon të bisedojë të enjten me presidentin rus, Vladimir Putin, për referendumet ilegale që ka mbajtur Moska në disa rajone të Ukrainës.

Erdogan ka thënë të mërkurën se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar mbështetjen e Turqisë për rajonet e prekura dhe që “ta bindim Putinin”.

“Do të dëshiroja që të mos mbanin referendumet, dhe që ne të mund të zgjidhnim këtë problem përmes rrugëve diplomatike”, ka thënë ai.

Referendumet e rreme, që janë mbajtur në katër rajone në jug dhe lindje të Ukrainës, nuk njihen ndërkombëtarisht, sepse janë mbajtur në kundërshtim me ligjet ukrainase dhe ato ndërkombëtare.

Rusia ka nisur luftën në Ukrainë më 24 shkurt.

Ekspertët perëndimorë besojnë se Putin po tenton të marrë kontrollin e territoreve ukrainase përmes referendumeve, pasi diçka të tillë nuk ka arritur ta bëjë në fushëbetejë.

Turqia është anëtare e aleancës veri-atlantike të NATO-s, dhe ka marrëdhënie të mira me Ukrainën.

Ajo është po ashtu e afërt me Rusinë.

Në bisedën telefonike mes Putinit dhe Erdoganit, dy liderët pritet të diskutojnë edhe planet për ndërtim të një stacioni të ri bërthamor në Sinop, rajon turk në Detin e Zi.

Centrali i parë bërthamor i Turqisë, Akkuyu, është duke u ndërtuar në jug të Turqisë.

Kompania shtetërore ruse, Rosatom është e angazhuar në ndërtimin e tij./REL/



3 Comments

  1. TASHME PROBLEMET PA ZGJILLJE TREGOJN PERMBYSJE INTERRESASH..KURSE .TENTATIVAT PER ZGJILLJE NUK I PERKASIN ME MODELIT TE PAZAREVE TE INTERESIT APO KONKURENCES NE TE..VETEM .NESE ORIENTOHEN ZGJILLJEN PERMES SISTEMIT VLERAVE DREJTES HAKUT..SI E VETMJA MENYR PER VET ZHVILLIMET DHE PERIULLEN HISTORIKE QE KALOJM .NE VERTET ZGJOLLEM ME TE LEHTEN DERI TANI ZHVILLIM Pa KUFI TE SISTEMIT INTERESAVE DUKE JU SHKAKTUAR PADREJTESI TJEREVE NE MENYR TE NDERSJELLT. DHE TANI QE U KALUN KUFIJT. DHE FILLOJ NDESHKIMI HYJNOR TE PARAQITET NE MEZIN TON E KEQE MBI TE KEQ .QE PO VULOS FUNDIN NJERZOR .DHE KET SE PRANOJM .MBETET SI SHPRES DHE GARANCI TE PRANOJM VETEM ATE QE I PERSHTATET KETI KRIJIMI HYJNORE VETEM UDHEZIMI HYJNORE.SI PASQYRA TIJE DHE NDJEHEMI MIR

  2. Derri turk
    Derri rus
    Derri i kristaq perdhunuesit me haremin e kuchkave roze mavi ngjyre tamponi zakonesh.
    Bushtra te kuqe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *