• |
ide | kryesore

Finlanda mbyll kufijtë për turistët rusë që nga mbrëmja e sotme

-Instant, Arkiva, Planet
finlanda



Finlanda ka vendosur të mbyllë kufijtë për ‘turistët’ rusë. Vendimi hyn në fuqi nga nata mes të enjtes dhe të premtes.

Kështu deklaroi e përditshmja finlandeze Helsingin Sanomat. Gazeta njofton konferencën për shtyp të qeverisë për sot në orën 13.15 për të shpjeguar rregullat e reja për hyrjen e rusëve në kufi me qëllimin.

Qëllimi i qeverisë është “të reduktojë ardhjen e rusëve në Finlandë deri në gjysmën e nivelit aktual”. 

Rusia, më agresive se kurrë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka njoftuar se nesër do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të traktateve për aneksimin e territoreve të reja të Rusisë.

Ceremonia do të mbahet në orën 15:00 me orën lokale në Kremlin, ku pjesë e saj pritet të jetë edhe kreu i shtetit Vladimir Putin.

Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Nga ana e saj SHBA ka thënë se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Shkak u bënë referendumet. Vendet anëtare të BE-së po shqyrtojnë një raund të tetë masash.

Gjithashtu Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, tha se qytetarët në rajonet e pushtuara të Ukrainës ishin marrë nga shtëpitë dhe vendet e tyre të punës me dhunë, por edhe në kërcënimin e armës.

“Kjo është e kundërta e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dhe kjo është e kundërta e paqes, është një paqe e diktuar” – tha ajo.

Lexo më tej: Erdogan planifikon të bisedojë me Putinin për referendumet e rreme 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *