• |
ide | kryesore

Finlanda u mbyll kufijtë shtetasve rusë që nga mbrëmja e sotme

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Finlanda ka vendosur të mbyllë kufijtë për shtetasit rusë duke filluar nga nata mes të enjtes dhe të premtes. Qeveria finlandeze ka konfirmuar mbylljen e kufirit lindor. Që nga mesnata, shtetasit rusë do të mund të hyjnë vetëm për disa arsye të veçanta dhe të vërtetuara. Këtu përfshihen vizita tek të afërmit, për punë ose për të marrë trajtim mjekësor.

Ministrja e Brendshme finlandeze Krista Mikkonen tha se “të gjitha kërkesat për hyrje do të shqyrtohen individualisht”, duke shtuar se kushdo që dëshiron “mund të aplikojë për azil ose të përpiqet të kalojë kufirin ilegalisht. Por ne jemi të përgatitur”, tha ministrja finladeze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *