• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë pronari i hotelit në Divjakë, u asfiksua brenda dhomës ku ra zjarr

-Instant, Lajme, Të fundit
gjetur i pajetë



Pronari i një hoteli në Divjakë është gjetur i pajetë. Ai është në një prej dhomave të objektit që kishte në pronësi. 60 vjeçari, Llambri Marku dyshohet se është asfiksuar. Gjatë natës ka rënë zjarr në një prej dhomave ku po qëndronte.

Njoftimi i Plotë:

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *