• |
ide | kryesore

Hailey Bieber: E vlerësoj shumë Selena-n

-Instant, Paparazzi, Slider
Justin Bieber



Hailey Bieber ka zbuluar së fundmi se ka folur me Selena Gomez pas martesës së saj me Justin Bieber në shtator 2018.

Gjatë podcastit, ‘Call Her Daddy’ , Hailey u shpreh se e vlerëson shumë artisten dhe nuk ka asnjë mëri kundrejt saj.” Ajo nuk më ka bërë asgjë. Asnjëri prej nesh nuk i detyrohet askujt asgjë përveç respektit. E respektoj  dhe mendoj se nuk ka pritshmëri mes nesh”, deklaroi modelja.

“Të gjithë ne e dimë se çfarë ndodhi dhe mund të largohemi prej saj me qartësi,” vazhdoi Hailey, duke iu referuar fejesës me Bieber vetëm disa muaj pas ndarjes së tij përfundimtare me Gomez.

Justin u takua me aktoren për tetë vjet. Ai  ishte i lidhur me Hailey, Sofia Richie dhe shumë modele gjatë ndarjeve të tyre. Në fund të vitit 2017, fituesi i Grammy u rikthye me Selenën për herë të fundit. Dyshja u ndanë në mars të vitit të ardhshëm. Në korrik 2018, ai i propozoi modeles në Bahamas.

Hailey sqaroi gjithashtu në podcast se ajo nuk e “vodhi” Justinin nga Gomez. “Unë kurrë nuk do të hyja në një lidhje dhe më pas të fejohesha, të martohesha. Nuk është në karakterin tim. Plus do  mendoja pastaj:” A ka ai ende ndjenja për të,” shpjegoi ajo./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *