• |
ide | kryesore

‘Hips Don’t Lie’ arrin një miliardë transmetime në Spotify

-Instant, Paparazzi, Slider



Shakira ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm me fansat e saj . Në një postim në Instagram  këngëtarja zbuloi se ‘Hips Don’t Lie’ ka arritur një miliardë transmetime në Spotify.

“Uau! Një miliard transmetime për ‘Hips Don’t Lie'”, shkroi këngëtarja krahas një fotoje të saj duke festuar . “Faleminderit @spotify për cmimin , @wyclefjean për bashkëpunimin dhe të gjithë juve për mbështetjen tuaj të pabesueshme”, vazhdoi ajo.

Njoftimi i saj  vjen pas një vendimi të prokurorëve spanjollë  për të ndjekur veprime të mëtejshme ligjore kundër këngëtares për evazion fiskal, raportoi Associated Press. Shakira do përballet me një dënim tetë vjet plus një gjobë nëse shpallet fajtore për mospagimin e taksave nga viti 2012 deri në 2014. Në korrik, ajo refuzoi një marrëveshja, sipas Reuters, e cila do ta kishte zgjidhur çështjen jashtë gjykatës. Artistja ka mohuar çdo keqbërje dhe firma e saj e marrëdhënieve me publikun pohon se ajo ka paguar detyrimet.

“Shakira ka bashkëpunuar gjithmonë dhe ka respektuar ligjin, duke ndjekur me besnikëri këshillën e PriceWaterhouse Coopers, një firmë tatimore prestigjioze dhe e njohur globalisht”, tha përfaqësuesi.

Deklarata e tyre vazhdoi: “Për fat të keq, zyra e taksave spanjolle, e cila humbet një në çdo dy padi me taksapaguesit e saj, vazhdon të shkelë të drejtat e saj dhe të ndjekë një çështje tjetër të pabazë. Shakira është e bindur se pafajësia e saj do të vërtetohet deri në fund të proces gjyqësor”. Shakira u akuzua për herë të parë për evazion fiskal në janar 2018. Atë shkurt, ajo pagoi gati 25 milionë dollarë taksa./ Lapsi.al

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *