• |
ide | kryesore

Nostalgji e bestytni për Mourinho: gjatë periudhës së Botërorit, Roma fluturon një javë në Japoni

-Instant, Sport
Japoni



Një javë në Japoni për Romën. Verdhekuqtë, gjatë periudhës së ndalesës për Kupën e Botës, do të fluturojnë drejt Lindjes nga data 22 deri më 29 nëntor. Skuadra e Mourinhos do të përballet me Nagoya Grampus në Toyota Stadium më 25 nëntor. Pastaj më 28 nëntor do të luajë me Yokohama F. Marinos në stadiumin kombëtar të Japonisë.

“Jam i kënaqur që do të sjell lojtarët e mi në Japoni në nëntor për të marrë pjesë në Kupën e Evropës së Japonisë – tha trajneri portugez -. Mezi pres të luaj kundër Nagoya Grampus dhe Yokohoma F. Marinos. Ato janë dy nga ekipet më të mira dhe më të njohura”.

Lexo më tej: Video/ Roma, humbje historike për Mourinho! Më e rënda në Serie A: “Kisha siklet për ndeshjen kur pashë arbitrin”

Mourinho pastaj i kthehet nostalgjisë, jo pa patur edhe një ndjesi bestytnie: “Kam kujtime shumë të mira nga vizitat e mia të mëparshme në Japoni dhe e di se sa shumë tifozët e atij vendi e duan futbollin. Kështu që është shumë emocionuese të kem mundësinë të kthehem edhe një herë aty. Për më tepër, lojtarët e mi do jenë në gjendje të vihen në provë kundër një kundërshtari të madh dhe përballë një turme të jashtëzakonshme”, përfundoi Special One.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *