• |
ide | kryesore

Kamala Harris: Ndikimi dhe dëmet e Uraganit `Ian` janë shkatërrues

-Instant, Lajme, Planet



Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris, e cila aktualisht ndodhet në një vizitë në Korenë e Jugut tha se qeveria amerikane do të ofroj të gjithë mbështetjen e nevojshme për personat që janë prekur nga uragani, shkruan BBC.

Imazhet që po shohim janë shkatërruese për sa i përket dëmit dhe ndikimit. Presidenti dhe administrata jonë janë plotësisht të përkushtuar për të ofruar mbështetje federale për zyrtarët shtetërorë.

Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ndihmuar ata si në aspektin e rimëkëmbjes, por edhe çdo gjë që është e nevojshme që njerëzit të jenë të sigurt dhe jashtë rrezikut.

“Unë i bëj thirrje kujtdo që po e shikon këtë që të ndjekin udhëzimet E zyrtarëve tuaj lokalë, përfshirë urdhrat e evakuimit”, përfundoj ajo.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *