• |
ide | kryesore

Kim: Në Shqipëri ka media që financohen me para ruse e kineze

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kineze



Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim shprehet se në Shqipëri ka media të cilat financohen nga fondet ruse dhe kineze. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” kryediplomatja amerikane tha se rusët dhe kinezët punojnë pareshtur për të forcuar ndikimin e tyre në vendin tonë.

Ambasadorja Kim edhe pse pranoi praninë e finacimeve ruse dhe kinze në Shqipëri, nuk dha detaje konkrete se cilat media kanë marrë fonde ruse ose kineze. 

Pjesë nga intervista

Pyetje: Dhe, a mendoni vërtet se në Shqipëri ka influencë ruse ose kineze? Ose përpjekje për të ndikuar?

Ambasadorja Kim: Rusët, kinezët dhe të tjetër janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndiokjnë…

Pyetje: Edhe këtu?

Ambasadorja Kim: Kështu mendoj.

Pyetje: Edhe në media?

Ambasadorja Kim: Po.

Pyetje: A keni informacion ose gjëra konkrete? Informacion konkret?

Ambasadorja Kim: Po.

Pyetje: : Mund ta ndani me ne?

Ambasadorja Kim: Jo.

Pyetje: Jo? Por ju i dini?!

Ambasadorja Kim: Po.

Pyetje: Edhe në media.

Ambasadorja Kim: Po.



14 Comments

    1. “It’s hard to argue with the notion that money can buy lots of influence. Consider George Soros for example, a big spender with ties to more than 30 predominantly liberal news outlets, including the New York Times, the Washington Post, the Associated Press, NBC and ABC. Since 2003, Soros has spent more than $48 million funding media properties…often funding foundations which in turn, fund other organizations. This arrangement makes complete outside accounting nearly impossible because the media component of the support is hard to track.”

  1. Nje gje nuk kuptoj: Po e di po nuk ta them …. . Kjo eshte llogjika dhe veprimtaria e shantazhuesit. Kjo teta ke kerkon te ndihmoje ne kete rast ?????
    Apo jane si shashakat e listes se politikareve qe kane marre para ruse. E hodhen ne Itali meqe ishin zgjedhjet dhe deshtuan…. . Pse usa nuk jep para per te mbajtur qeveri e regjime autoritare kudo ne bote???? Rasti me ekselent eshte Shqiperia !!!
    DASH-i e paraqet qeverine shqiptare si me te korruptuaren ne Rajon dhe Europe, nderkohe teta ambasadore mban ne preher e ne sqetull gjithe qeverine.

  2. Nëse SHBA ka te dhëna për financime ruse në median shqiptare, veçanërisht në situatën aktuale, do ta ndihmonte opinionin publik dhe gjithë mediat, duke i treguar me emra.

    Frazat “ne i dimë “, “ne ju njohim” që i kemi dëgjuar edhe nga ambasadorë të mëparshëm, janë jo vetëm pa vlerë për shqiptarët, por edhe një mungesë bashkëpunimi të sinqertë , teksa njihemi si vendi më pro-amerikan në rajon e më gjerë.

    Në të kundërt, keto pohime zyrtare marrin trajtën e shantazhit e presionit të ditës dhe nuk i shërbejnë kauzave të përbashkëta mes aleatëve.

  3. Hahaha ka dhe para indiane e pakistaneze. o baxhelle, po parate qe vijne nga kokaina qe i ke beton rreth ambasades tende i di? Po parate greke qe financojne emisionet e top chenefit i di? Nese ka para ruse, e kineze dhe e di, coji pra ke Spaku qe krijove ti ti hetoje. Ca pret?

  4. Ky eshte shantazh i paster.
    Po nga USA ka qe marrin para?
    Ligji eshte njesoj per te gjithe, nuk ndalon nje shtet dhe lejon nje tjeter.
    Ashtu sic duan amerikanet te shtrijne influencen e tyre ne nje vend, po ashtu edhe fuqite e tjera kerkojne te njejten gje. Ne se ligji e ndalon, eshte nje krim e duhet te ndeshkohet. Perndryshe, per moral te pakten ju mos na flisni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *