• |
ide | kryesore

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Bordi i Transparencës, karburanteve



Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës, nuk ndryshon gazi. Bordi i Transparencës ka komunikuar sot çmimet e reja të karburanteve, 24 orë pas ndryshimit të fundit.

Nafta ishte 219 lekë litër, bëhet 229 lekë litër. Benzina ishte 195 lekë/litër, shkon 203 lekë litër. Gazi do të shitet me 78 lekë litri.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, vendimet e Bordit të Transparencës në datë 29 Shtator 2022, janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran, ku rritja vjen për shkak të rritjes së faktorëve:

1. Gazoil rritja në bursë +68 usd ton nga data 26 shtator.
2. Benzina rritja në bursë + 60 usd nga data 26 shtator.
3. Kursi dollarit nga + 1.63 pikë nga data 26 Shtator kur ishte mbledhja e fundit e bordit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë. Çmimi i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve. Ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 shtator ora 20:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.



3 Comments

  1. Vazhdoni tallni bythen me shqiptaret. Vazhdoni derisa te zgjohen delet. Por mos harroni se dita e llogarise vjen sic u ka ardhur disave, qe jane pas hekurave. Ajo do te jete dita qe do tu duket gjithshka e zeze. Por eshte normale qe te pamoralshmit, dallkauket, baxhellat dhe cdo gje e keqe te kujtojne se jane mbi gjihshka. Sdq vazhdoni ne kete rruge se edhe sikur te doni te ndryshoni dy rruge keni:
    1. Do ja u fusi vete i gjati qe ju komandon sebashku me biznesderrat
    2. Do ja u fuse populli, kjo e dyta do ju dhembe me shume

  2. Ul dy leke per nje dite dhe ngrije 10 leke per nje jave. Tall bythen o copa e mutit tall , perderisa te durojne akoma , jepi tiqi zi ketij vendi. Te qifsha ropt o pallosh

  3. Ne Itali cmimi i benzines ka dite qe sillet ne mes te 1,60-1,65 euro dhe gazoilit nga 1,69-1,72 euro. Per t’u habitur se si leviz cmimi ne Shqiperi… Apo ndoshta qeveria ka nevoje per leke se duhet te paguaje inceneratoret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *