• |
ide | kryesore

Peleshi: Shqipëria akses në 2 satelitë që do i bashkohen flotës

-Instant, Lajme, Të fundit



U zhvillua sot prezantimi i shërbimit satelitor në Republikën e Shqipërisë, ku edhe është nënshkruar kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA I

Ministri Niko Peleshi në një komunikim për mediat bëri me dije se 2 satelitë do t’i bashkohen flotës. Gjatë fjalës së tij Peleshi tha se do të ndihmojnë për të marrë informacione që do të parandalojnë aktet kriminale.

“Sot do nënshkruhet kontrata e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtës dhe teknologjisë. Kontrata ka vlerën 6 milionë dollarë. Konstiton në përdorimin e dy satelitëve për monitorimin e territorit të Shqipërisë, si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë. Shqipëria do të ketë akses të dedikuar në dy satelitët që pritet t’i bashkohen flotës. Satelitët do të quhen Albania 1 dhe 2. Kjo do ti mundësojë Shqipërisë marrjen e imazheve satelitore. Do të merret informacion në lidhje me të gjitha rrethanat, kushtet meteorologjike, operimi i të gjitha mjeteve ajrore. në fushën ushtarake përdorimet janë të shumta. Satelitetët do të japin imazhe në kohë reale. “Do të monitorohet rrjeti i kanaleve ujitëse, kulluese në mënyrë që të analizohet sipërfaqja e prekur. Monitorimi i burimeve  ujore, për qëllime të vlerësimit të sasisë së ujit”, tha Peleshi, duke shtuar: Duke instaluar inteligjencën artificial dalin informacione të jashtëzakonshme. Është bërë një punë e madhe në kuadrin ligjor. Kemi një agjenci që o të jetë e përfshirë në dispecerinë e të gjitha imazheve që do të kenë nevojë”.



9 Comments

  1. Lexoni me kujdes. Do blihet sherbim nga kjo kompani satelitore. Pra, nuk do blejme dy satelite dhe as do ti leshojme. Rama genjeu qe ne fillim. Nderkohe nje pyetje te thjeshte sja bene dot? Pse duhet ky sherbim, kur shteti ka dron qe monitoron perdite territorin? Me ate po gjen (kur do) parcelat me kanabis. Katet pa leje si pa droni? Shkurt fare, edhe 6 milione dollare ne USA, pra po paguajme lobimin Amerikan, ose po i dergojne te kene edhe andej gjendje se si dihet ku i degdis fati neser.

  2. Ciles flote do ti bashkohen ????? Flotes se helikoptereve per shuarjen e zjarreve ??
    Fiks fare sic thote komentuesi Erind, qe ne jo vetem nuk kemi por as nuk kemi blere satelit, dihet sepse kur ske leke me ble breke normal qe nuk mund te blesh kostum, por ne thjesht po blejme sherbim. Pra keta gjytyryme qe na drejtojne/vjedhin po shesin pordhe me parate e shqiptareve duke i bere rrush e kumbulla e duke mbushur xhepat e amerikaneve se ata jane ne pike te hallit.

  3. Paguajme leke per te kontrolluar territorin ,thua se jemi Rusia, Amerika apo Kina nga siperfaqja.Ne jemi nje vend i vogel ku Enveri me tre police kontrollonte Tiranen , kurse sot me tabore te tere nuk kontrollohet dot territori. Territori kontrollohet sa here do Horri, biles shume mire, kontrollohet tek i dobeti, tek fakiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *