• |
ide | kryesore

Pogba nxit Juventus për kthesën: “Dua të rimarr vendin që më takon”

-Instant, Sport
Juventus



Pogba mezi pret të kthehet në fushë dhe premton betejë për tifozët e Juventus. Pas operacionit në gju, tifozët pyesin se kur është do të kthehet Pogba dhe përgjigja duket se do të jetë: shpejt. Rikuperimi i Paul po ecën mirë, aq sa pritet të luajë në Lisbonë kundër Benfica në Champions League më 25 tetor. Mesfushori francez në një intervistë 360° për GQ Italia preku tema të ndryshme. “Më pëlqen të mendoj dhe të them se është zemra ime që e bëri zgjedhjen. Ishte gjithashtu koha e duhur për t’u rikthyer këtu – shpjegoi Pogba -. Dhe ndoshta ishte koha e duhur për të gjetur veten dhe për t’u përpjekur për të rimarrë vendin që na takon, mua dhe Juventus. Mbi të gjitha të fitojmë përsëri. Unë gjithmonë dua të luaj dhe të jap më të mirën – vazhdoi ai -. E brenda meje e di që kjo fanellë është e veçantë, ajo nxjerr më të mirën timen”.

RAPORTI I VEÇANTË ME JUVEN

Për Pogban raporti me Juven ka rrënjë të thella. “Kemi ndërtuar një histori të bukur me këtë skuadër, të cilën nuk e kam harruar kurrë edhe kur u largova – shpjegoi ai -. Rikthimi këtu është gjithmonë një motiv për mua, një nxitje për të bërë mirë. Nuk kam pasur kurrë dyshime se ky ishte vendi im. Tri vitet e fundit në Mançester, të kushtëzuara edhe nga dëmtimet, nuk shkuan siç doja. Nuk është mister – tha Paul duke motivuar zgjedhjen për t’u rikthyer në Torino –. Mendova se nëse kësaj i shtonim faktin që edhe Juve vjen nga dy vite në të cilat nuk e fituan titullin, ishte një sfidë e madhe për ne të dy”.

ALLEGRI

Prania e Massimiliano Allegrit në pankinë sigurisht që luajti një rol themelor në rikthimin e Pogba në Torino. “Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të fortë me trajnerin. Raport i bukur, i sinqertë – shpjegoi Paul -. Ai më njeh dhe më ka shtyrë gjithmonë kur ishim këtu së bashku. Edhe kur isha në Mançester ne mbajtëm kontakte dhe flisnim shumë”, shtoi ai.

RAPORTI ME TIFOZËT BARDHEZI

I rikthyer te bardhezintë, Pogba gjeti menjëherë ngrohtësinë e tifozëve të Juventus. E nuk e fsheh lidhjen e veçantë me tifozët. “Kur u largova, ata ishin shumë mirënjohës për vitet bashkë – shpjegoi mesfushori francez -. Unë isha i ri dhe me të vërtetë ata më mbështesnin gjithmonë në stadium, ata ishin gjithmonë pas meje. Gjithmonë kam ndjerë dashurinë e këtyre tifozëve, kjo është e vërteta. Unë kurrë nuk kam ndjerë dicka të tillë, as në Manchester”, shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *