• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i filmit për gjyqin e aktorëve

-Instant, Paparazzi, Slider
aktor gjyq



Së fundmi është publikuar traileri i filmit Hot Take: The Depp/Heard Trial i cili flet për gjyqin e aktorëve.

Në trailer shihet avokatja e Depp duke thënë: “Zonja Heard  ka shpifur  për zotin Depp”. Më pas, shfaqen ngjarjet që çuan në një gjyq. Skenat nga traileri lënë të kuptohet se filmi do të paraqesë disa nga ndërveprimet mes çiftit kur ata ishin ende bashkë.

Gjyqi i famshëm gjashtë-javor filloi pak më shumë se tre vjet pasi Depp ngriti padinë e tij prej 50 milionë dollarësh për shpifje kundër Heard në mars 2019. Ai e paditi për artikullin e saj në  Washington Post, ku ajo deklaronte se ishte viktimë. Edhe pse emri i Depp nuk u përmend në artikull, pjesa u publikua pas divorcit të tyre. Aktori fitoi çështjen dhe mori 15 milionë dollarë si dëmshpërblim.

“Megjithëse ka mbështetje për të dyja palët, ka një të preferuar këtu,” thotë një reportere lajmesh jashtë sallës në trailer. Johnny u mbështet shumë në internet dhe fansat e tij festuan kur juria ishte në anën e tij. Pas vendimit, Heard u paraqit për të apeluar vendimin. Po atë javë, Depp gjithashtu apeloi dhe refuzon t’i jap Heard 2 milionë dollarë dëmshpërblim . Ankesat e tyre tani janë në vazhdim. Filmi  do të publikohet më 30 shtator në Tubi./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *