• |
ide | kryesore

Rama: Me satelitët do të shmangim ndërtimet pa leje

-Instant, Lajme, Të fundit
rama, çmimi



Kryeministri Rama gjatë prezantimit të  shërbimi satelitor në Republikën e Shqipërisë tha se monitorimi i vendit me satelitë do të evidentojë ndërtimin e kateve pa leje.

Ai bëri me dije se së shpejti Shqipëria do të pajiset edhe me dronët e armatosur. Këta të fundit janë për raste ekstreme, por janë të nevojshme për vendin.

Rama: Me satelitët nuk do ketë mundësi të ndërtohen kate pa leje. Satelitët kanë kapacitetin të shohin çdo volum të ngritur në sipërfaqen e tokës në një perimetër që mblidhet 70 cm. Ne do të krijojmë një bazë të dhënash të rëndësishme që do na japin mundësi të bëjmë shumë analiza dhe në funksion të programimit për të nesërmen.

Të gjitha do t’i kemi në një pasqyrë, të vëna para nesh në mënyrë të përditësuar. Do të ketë shumë sy mbi territor dhe do të jetë e pamundur që sytë ekskluzivë të monitoruesit të territorit t’i shesin shtetit një informacion të gabuar duke bërë letra false. Satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët. Ne kemi vendosur t’i kompletojmë dhe të marrim dronë të armatosur. Natyrisht janë për rast ekstrem kundër terrorizmit apo një armiku potencial, por dronët kanë një tërësi funksionesh në përputhje me satelitët.

Lexo edhe:

Peleshi: Shqipëria akses në 2 satelitë që do i bashkohen flotës

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Në aktualitetin e ditëve të sotme, ndër të tjera besoj të gjithë ju dhe opinion publik në tërësi po ndjekim një debat që ka nisur pasi qeveria mori një vendim ekstrem për të marrë masa për ndërtimet pa leje. Debati i ushqyer me shumë urrejtje dhe mllef dhe për fat të keq me karakteristikën e debateve në përgjithësi ku argumenti dhe logjika janë të dominuara nga urrejtja dhe udhëhiqet nga një pyetje e vetme: po si nuk e pe ti këtë kullë, atë pallat apo atë kat pa laje.

Ky debat për këtë temë ka një natyrë që lidhe me ngrehinat e larta në qytet apo qytete por në fakt lidhet me një marrëdhënie të shtetit në terren me ligjin dhe me qytetarët, me interesin publik dhe me korrupsionin. Me zbatimin e detyrave dhe me ryshfetin. Beteja më e madhe dhe më e gjatë në një proces shtet ndërtimi është beteja për të ndërtuar një tërësi institucionesh që funksionojnë si një e tërë.

Këto ngrehina ndërtimesh pa leje janë rezultat i mosfunksionimit të hallkave, sidomos atij gjyqësor, që funksion për të pambrojturit dhe nuk funksionon për të fortët. Sa janë rastet e personave që kanë kryer krime të rënda të të gjitha llojeve, që Policia i ka ekspozuar para një prokurorie dhe një gjykate dhe që i ka dështuar shteti vetë për shkak të një prokurori apo gjykatësi. 

Lexo edhe:

Peleshi: Shqipëria akses në 2 satelitë që do i bashkohen flotës

Qeveria ka marrë një vendim ekstrem që ka rrjedhur si rezultat i dinamikës së një lufte, që unë e kam nisur që kur hyra në politikë, për të luftuar abuzimet në territor. Prokurorë dhe gjykatës mbajnë peng procese penale për ndërtues të caktuar, me siguri padie, që nuk na ka lejuar që t’i prishim ndërtimet. Dhe na ka detyruar të gjejmë këtë zgjidhje.

Për të gjithë ata që na kanë qeshur unë sot mund t’i them se do të kemi një inspektorat në qiell, i cili nuk ka parti, nuk ka kushërinj, nuk ka emër të përveçëm por një sy që i shikon të gjitha. Me satelitët nuk do të ketë mundësi që të ndërtohen katet pa leje pa u vënë re që në momentin që nisin. Kjo nuk do të varet më nga inspektorë apo policë që herë pas herë nuk kanë sy fare për të parë nëse një pallat aty pranë shton dy kate, sepse sytë ia mbyll paraja.”

Rama tha në fund  se shpreson që Shqipëria të hyjë në një fazë ku rezultatet të na kënaqin më shumë se sa firmosja e kontratës me vlerë 6 milionë dollarë.



76 Comments

  1. Me satelit ne vertet mund te shohim gjithcka por akoma mendjen tende ska satelit qe e kontrollon. Ti i ke para syve gjithe ato kulla dhe sdeshe ti shifje bashke me armaten tende qe ‘shkateroi korrupsionin” e fakireve qe riparonin avllite,catite, i burgosi dhe mori edhe jete njerezore pasoje e ketij sulmi.Po per keta te fortet qe ju mbajne ne kembe per shkak te korrpsionit dhe ndarjes se parave te buxhetit Ju dhe armata juaj nuk ka sy ti shofe. Turp! Jeni te blere Ju dhe armata juaj qe do bente shtet. Dhe shqiptaret qe ikin nga syte kembet nuk ikin nga varferia por nga PADREJTESIA qeJu e mbani gjalle dhe e ushqeni ne kete vend.

    1. Jo mi esmeralda e karit , po ktu te ne eshte spiunlliku gratis e ky dashka satelite me gjet ndertime pa leje. Mjafton ndiq betonierat dhe e gjete ku behet ndertimi .

    1. Po po po zhvillohet qe po ju ze syt o kleo! Po ju ben e mira qoora! As gradaxhelat pa leje nuk shifni dot me! Shyqyr ! Tani me satelit ne hapsir shqiperia do jet vend i sigurt! As refugjat qe perfundojn ne skllever mofern sdo ket me! Lum si ne! Flm edi and co! Ne kohra ku ska buke as drita asgje patjeter nje investim i tille duhet per shqiperin me ekonomin e saj te celikte! Seriozisht po seriozisht 🤮

  2. Ku ka satelit qe te sherben ty o pallosh . Ti je ndertuar mbrapsht qe ne lindje , ke koken andej nga duhet te kishe bythen .

  3. ik mor fytyre gomari.je nje sociopatik qe sic ka thene prof Tupja,vetem nje klinik psikiatrike francese te ben derman.kam dyshimet e mija dhe jam i bindur qe francezet nuk kane pasur kurre nje te cmendur si ty.

    1. Aman mos se shiko si shperthyen nga qejfi vellezerit e motres Fuga. Te gjithe ata me emra fallco poshte patronazhiste i ke. Tani po lajmerojne edhe te gjithe shoket te komentojnedhe motrat qe te behen gati.

  4. HaHaHa
    I shkreti ka 2 jave qe perpiqet tu mbushe mendjen shqiptareve qe ndertimet pa leje behen fshehurazi dhe ky ska dore e as perfitim ne to. Po mire mo, gjithe strukturat e shtetit te leshit qe ke ngritur cfare benin nderkohe? A kane ndonje pergjegjesi dhe u ndeshkua kush? Po patronazhistet ku ishin? Po bashkia qe i kishte 6 kate pa leje balle per balle ne 500 m distance me fushepamje te lire? Duhet te vinte arkitekti nga Danimarka te denonconte nje krim qe e shihnin te gjithe cdo dite?
    Pastaj ne Shqiperi nuk ke nevoje te harxhosh leke per drone o i madh (nese nuk e ke qe te besh nje tender tjeter x 30%). Shqiptaret i tregojne vete te gjitha, falas madje. Mjafton nje faqe ku te kene mundesi ta bejne kete ne menyre anonime e mos tu dale emri. Se po ja the institucioneve te tua (polici, bashki, administrate) me shpjt te vjen krimineli qe ke denoncuar te dera, sesa shteti

  5. Uuu do shohim me satelit ciftet kur bejne dashuri tek kodrat e liqenit.
    Tani njerzit duhet te mbyllin perdet ose grilat kur te bejne sex .

  6. Zoti rama. Jam nje socialist racional. Desha tju pyes. A do perkthehen shpenzimet per keto satelite ne vota?????? A do pergjojne keto satelit meten dhe berishen tek thurin nje mije te zeza kunder nesh si popull????? Apo vari lesht satelite skarco. Ju faleminderit.

  7. Ky eshte nje hap vertet i madh per vendin tone te vogel i cili do te jet i vetmi ne rajon qe do te kete kete teknologji

  8. Nje nga gjerat m t mira eshte shmangia e ndertimeve pa leje sepse keshtu do te mendohen dy here per te shkel ligjin

    1. Prapë patronazhistet pa tru!!!Kaq pa tru janë sa të mbushin mendjen me nivelin shkencor që kanë.I dinë me detaje çdo gjë nga fusha satelitore!!!!Trapa si madhi i tyre TRAP me zyle.E keqja është se luajnë me inteligjencën e njerëzve!!!Do të kontrollojmë ndërtimet pa leje thotë kur e di mirë që janë propagandë.Sepse socialistët e hanë sapunin për djathë ose e dinë që Trapi gënjen por për ata nuk ka rëndësi.Kumandari dhe partia mbi të gjitha!!!

  9. Ndertimet pa leje jane nje problem per te gjithe ne.Te gjithe duhet te jene brenda ligjit qe nje vend t funksionoj sic duhet

  10. Asgje nuk mund t shkonte m mire sesa po shkon.Cdo gje po shkon ne hapat e duhura.Satelitet nje zgjidhje vertet produktive

  11. Do ishte mire qe paradite satelitet te perdoren per ndertimet pa leje ndersa mbasdite per te gjetur dhite qe humbasin gerxheve. Humbja e dhive po kthehet ne problem serioz per fshatin. Flm edi rama.

  12. Se mos perplasen satelitet me njeri tjetrin duke pare ndertimet pa leje. I bej thirrje PS ta shikoj mire kete pune kur ti ndezi dhe ti vej ne pune.

  13. Ky eshte cmendur po perse per te pare katet pa leje te pallatit tek sheshi Skenderbe duhet satelit.

    Ky eshte super palle qe po terheq zvarre nje popull palle.

  14. Nje zgjidhje e mire per shume problematika dhe nje nder to jan ndertimet pa leje qe tashmw do te reduktohen ne kete menyre

    1. Mateo zemer! Te kuptoj e ke buke goje kto qe po thua por te lutem sinqwrisht ty dhe gjith mateove te tjere mis na ofendoni inteligjencen! Ka ende njerez verdall qe kan aftesi humane te menduari dhe te ndjeri!ju lutem shut the fuck up edhe na lini pa na gricur nervat me kte lloj propagande te shemtuar! Flm per mirkuptimin Mateo and friends! ✌️

  15. Sa mir qe me ne fund do realizohet si projekt se me ka pelqyer qe ne fillim, te gjith ata qe siu pelqen si projekt jan ata qe kryejn krime e sduan te zbulohen

  16. mesa lexova dhe degjova ky sherbim satelitor do kishte vertete benefite te mira pasi cdo gje do monitorohej ne kohe reale

    1. Cfar do monitorihet o mozaaaaaa! Pas makinerive kompjuterike prap njerez te korruptuar do jene o mozaaaaaaaa! Bo bo bo
      Seriozisht what the actual fuck!

  17. Pervecse nuk do te ndertohet me pa leje ne vend sepse nepermjet sateliteve do i shohim,do zhduket dhe korrupsioni sigurisht

  18. Sa mir e keni menduar sepse kjo me te vertet do sjelli uljen e numrit te ndertimeve paleje nga kontrollet e shumta

  19. Sherbimi satelitor mjaft i nevojshem ne vendin tone e sidomos tani qe teknologjia eshte kryesore ,monitorimi i territorit do jete me i thjeshte

  20. Kam pershtypjen se do sjelli ulje te shkeljeve ne cdo aspekt duke qene se do jete i gjithe vendi ne monitorim gjate gjithe kohes

  21. Sdo ken me mundsi tani me ndertu pallate e vila me leje per dhom e guzhin. Shyqyr qe u bem nje her si gjith bota.

  22. Te pakten do kapen ne koh pa u ndertu akoma e sdo duhet me u mar me shon me shembje e legalizime kot pa lidhje

  23. Keni menduar ju zoti rama si do i emertoni satelitet???? Si socialist propozoj k*ri i xhufit dhe pi*dhi me lesh. Jane emra shume te mire teknologjik….

  24. Ne momentin qe punetoreve iu eshte ngulitur ne tru qe ecet me korrupsion duhet tia besh edhe ket lloj kontrrolli , te detyrojne me zor se po mos te korruptohen e te behet gjithshka sipas ligjit ska nevoje fare per te tilla kontrrolle.

  25. Tani inspektoret e korruptuar i ke te gjithe bllof , e nese vazhdojne te marrin leke nder dore e dine vendin ku e kan.

  26. Ju lutem te gjithe patronazhisteve shkencetare qe kane komentuar me emra te rreme me siper, te me shpjegojne si do ti numeroje katet pa leje sateliti nga lart, kur nuk arrin ti shohe kryetari i bashkise qe e ka perballe? Por si shkencetare rrota k. qe jen ju lutem ta beni kete me formula matematikore, ligje fizike, projeksione ne 3D, 4D, 5D… s ja keni marre doren perrallave

    1. Sa largpames qe eshte palloshi!!?,?Kur ishte ne opozite dhe kur erdhi ne pushtet thoshte nuk e ka fain sistemi,por njerezit qe e drejtojne dhe perbejne sistemin! Pas 10 vjetesh po thot e kane fajin njerezit duhen zevendesuar me satellite! Tphu fare e keqe! Po kush guxon te ndertoj pa lejen tende dhe te Lal fikut ? Jane klientat dhe patronazhistat tuaj qe ndertojne pa leje dhe me pas ju iu kerkoni 30% qe ti legalizojne! Ju duhet zhdukur nga faqja e dheut motherfucker!

  27. Keta patronazhistet se kuptojne se me satelitet do ju pritet SUFLLAQJA disa prej tyre pasi spiunlleqet dhe ndjekja e disa proceseve do behen nga sateliti. Por meqe ja moren doren punes gjate kesaj kohe vendin e kane te sigurt tek semaforet duke numeruar klientet.

  28. ka lezet kaq shum sa kemi perparuar,kjo esht vula me ardhjen e sateliteve,respekte qe mendoni per zhvillimin e vendit tone

    1. Si ka mundesi qe ky surrogat, qe s permbush asnje prioritet ne lidhje me krizen e ulur kembekryq dhe per cka u votua mos ti hyje gjemb ne kembe dhe me sjellje arroganti karshi cdo kerkese llogarie,…kjo tregon shume kjo shoqeri ka falimentuar me kohe e vakt,………vetem humane nuk mundet te quhet

  29. Sa keq qenka puna.
    K.ministri qenka detyruar te angazhoje gjithe turmen e patronazhisteve qe ti bejne fresk.
    Per te mbuluar deshtimet dhe skandalet ne te gjitha fushat duhet bere sa me shume zhurme, e sifomos kur kjo behet me satelite.

  30. Kesaj i thone futja pordh e gri sallate o Ram. Tirana mbushur me ndertime pa leje, i le derisa i ngriten dhe tani i pezullove mbas ca kohe i legalizon. Ske nevoje per satelit shiko cfare behet afer shkolles willson

  31. A ju thashe qe eshte psiko ky! Nuk me besuat. 🙂

    Dhe dyshoj qe nuk kane lidhje fare drogat qe pi. E ka te lindur psikopatine. Mbase te trasheguar.

  32. O Ramazan, po pse o te qifsha robt, te duhet jo nje , por dy satelite per te pare kullat 60 kateshe qe i ke para hundes ti e lali Eri ? Keto kulla nuk e sheh me sy nga dritarja e zyres por do satelite? Ato shume katet pa leje ketyre drogaxhinjve jua legalizon kurse atyre qe nderrojne tjegullat e shtepise a bejne kotec pulash ne katun i fut ne burg. Ty eshte per te shkerdhyer robt, o rrac muti!

  33. Ska nevoje
    Kuptohet
    Po armatoset Edvini
    Shteti ushtri ska, por Edvini armatoset personalisht. Nga tavolina e punes, tha, i kam te gjitha ne pellembe te dores, shtyp butonin e dronit dhe ua pres koken . Sic vrisnin miletin me drone ushtria amerikane ne Afganistan e Irak per denoncimin e te cilave sotmbajne burgosur Julian Assange!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *