• |
ide | kryesore

Reja nuk e futi me Islandën se e telefonuan: zbulohet arsyeja e mungesës së Asllanit

-Instant, F1, Sport
arsyeja



Në mesin e fushës, në barazimin 1-1 me Islandën, ra në fushë mungesa e Kristjan Asllanit. Për shumë në fakt, zgjedhja e teknikut Edoardo Reja ishte për motive teknike. Për të tjerë në kuadër të ndryshimeve që bëri në raport me sfidën me Izraelin. E vërteta në fakt qendron krejt ndryshe. Lojtari ishte menduar titullar nga Reja, por arsyeja që nuk u aktivizua ishte sepse mbërriti një telefonatë.

Bashkë me futbollistët e kombëtares italiane, nën urdhërat e teknikut Simone Inzaghi ka mbërritur edhe Asllani. Lojtari shqiptar duhet të zëvendësojë Marcelo Brozovic të dëmtuar e për një muaj jashtë. Kështu, elbasanasi është menduar të jetë titullar në ndeshjet vendimtare kundër Romës e Barcelonës e jo vetëm. Kjo është arsyeja e, duke qenë se Shqipëria nuk luante për një objektiv të rëndësishëm, nga zyrat zikaltër erdhi telefonata.

Lexo më tej: Inter, Brozovic jashtë fushave për 3-4 javë: hapet ‘autostrada’ për Asllanin

Një telefonatë që ndryshoi formacionin e kombëtares për ndeshjen me Islandën. “Një telefonatë e mbërritur nga Milano ka bërë që Edi Reja dhe FSHF të bien dakord në unanimitet për të mos aktivizuar dhe mos rrezikuar Asllanin në ndeshjen e fundit të Kombëtares kjo pasi edhe ndeshja e luajtur në Air Albania nuk kishte rëndësi”, shkruhej në faqet e Corriere dello Sport. “Ndeshja e Tiranës nuk kishte domethënie të veçantë në renditjen e Shqipërisë dhe kështu Asllani u kursye për Inter-Roma. Do të jetë debutimi i tij që në minutën e parë me fanellën zikaltër”.



2 Comments

  1. E ca pastaj! Kombetarja eshte kombetare. Edhe miqesore te ishte nuk duhej te bente keshtu numrash. Kombetare leshi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *