• |
ide | kryesore

Rusia thërret nën armë ish-lojtarin e Everton Bilyaletdinov: Putin e kërkon për të luftuar në Ukrainë

-Instant, Sport



Ish-ylli i Premier League, Diniyar Bilyaletdinov është thirrur nga Vladimir Putin për të luftuar me ushtrinë ruse kundër Ukrainës. Presidenti i Federatës Ruse do të detyrojë 300,000 rezervistë rusë të dalin në front për të luftuar kundër ushtrisë ukrainase. Mes tyre është edhe ish-lojtari i Everton Bilyaletdinov.

Lajmin e ka konfirmuar babai i 37-vjeçarit, Rinat, në mikrofonat e sports.ru: Diniyar është një nga njerëzit e thirrur për të luftuar. Ish-mesfushori mori një thirrje nga zyra e regjistrimit dhe është rezervist, por, sipas familjes Bilyaletdinov, ka një gabim: “Diniyar me të vërtetë mori një thirrje. Ai ka shërbyer, por ishte me orientim sportiv. Dmth, po, është betuar, por ka shërbyer në linjën sportive. Kanë kaluar 19 vjet. Pastaj ligji thotë qartë: thërrisni njerëzit deri në 35, dhe ai është 37. Kështu që këtu ka një lloj mospërputhjeje. Tani duhet të kuptojmë nëse kjo axhendë është e saktë. Cdo gjë mund të ndodhë”.

Për momentin, shpjegon babai i lojtarit, nuk ka një mobilizim të përgjithshëm. Prandaj familja Bilyaletdinov dëshiron të kuptojë pse Diniyar, i cili është 37 vjeç, duhet të niset: “Nëse do të kishte një mobilizim të përgjithshëm, nuk do të kishte nevojë të bënim pyetje. Por tani për tani presidenti ka vendosur një të pjesshëm: gjithçka duhet të jetë në përputhje me ligjin”.

REFUZIMI

Shumë burra rusë, siç raporton Sun, po përpiqen të gjejnë mënyra për të shmangur përfshirjen në luftën e Putin. Pesë anëtarë të stafit të Federatës Ruse të Futbollit janë thirrur për të luftuar, por refuzojnë të kthehen në atdheun e tyre. Pas ndeshjes miqësore të zhvilluar në Bishkek mes Rusisë dhe Kirgistanit, ata nuk janë kthyer më në Moskë me ekipin. E për momentin nuk kanë në plan të kthehen në vendin e tyre.

Bilyaletdinov dhe pesë anëtarët e stafit, për momentin, refuzojnë thirrjen. Ish-mesfushori iu bashkua Evertonit në vitin 2009, por, gjatë karrierës së tij, ka luajtur kryesisht në Rusi, për Lokomotiv Moskë dhe Spartak Moskë. 37-vjeçari ishte ndër lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares ruse për shumë vite. Ai ishte gjithashtu në formacionin e Euro 2008, kur Rusia arriti deri në gjysmëfinale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *