• |
ide | kryesore

Thiago Silva tregon atë që di për ‘ftohtësinë’ Neymar-Mbappé: “Ky argument vë në siklet shumë persona”

-Instant, Sport
Silva



Në një skuadër ku dy kampionë nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin gjërat nuk mund të jenë mirë. Ftohtësia për të mos thënë armiqësia mes Mbappe dhe Neymar mban në ankth PSG dhe tifozët e tij. Ndonëse nuk ka patur një konfirmim të konfliktit gjërat janë kuptuar. Mjafton të dëgjosh Thiago Silva, që njërin e njeh shumë mirë, tjetrin dicka më pak. Megjithatë, në fjalët e brazilianit është e qartë se marrëdhënia mes Neymar dhe Mbappé te Paris Saint-Germain nuk është e mirë. E se fërkimet, për të cilat mediat kanë folur shpesh, ekzistojnë.

Siç raporton Sport.es, mbrojtësi brazilian i Chelsea dhe Kombëtares pesë herë kampione bote ka folur për këtë temë. Ish-lojtari i PSG iu përgjigj disa pyetjeve, duke u përpjekur të qëndrojë jashtë saj, por duke shpjeguar se situata po krijon shumë shqetësime.

“Marrëdhënia mes Neymar dhe Mbappe? Nuk jam i përfshirë në të gjitha këto, nuk e di se çfarë po ndodh”, ka dashur të saktësojë Thiago Silva. “Nuk mund të flas për Kylian, por – raporton Sport – mund të flas për Neymarin, pasi e njoh shumë mirë. Ai bën gjithçka për të ndihmuar ekipin, shënon shumë gola dhe asiste. Ky është O’Ney. Ai është i pabesueshëm, një magjistar. Fatkeqësisht në vitet e kaluara ai kishte dëmtime shumë të rënda që nuk e lejonin të përfundonte mirë sezonin fizikisht. Këtë vit është diçka tjetër. Ai u përgatit shumë gjatë pushimeve. Unë isha me të në Brazil, e pashë dhe shpresoj se mund të vazhdojë me këtë mentalitet. Nuk mund të flas për gjëra të tjera, por me siguri kjo çështje vë në siklet më shumë se një person”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *