• |
ide | kryesore

Strehoi emigrantë të paligjshëm, arrestohet 42-vjeçarit në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit
policia në Vlorë.



Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e shtetit. Ai ka rënë në pranga pasi tentoi të strehonte 5 emigrantë të paligjshme në banesën e tij. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu”, në Vlorë.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Hosting”.

Vihet në pranga 42-vjeçari që tentoi të strehonte 5 emigrantë të paligjshëm, në banesën e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Hosting”. Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Osman Haxhiu”. Ai ishte duke shoqëruar për në banesën e tij, 5 emigrantë, me qëllim dhënien ndihmë për kalimin e  paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.



2 Comments

  1. Akoma me diversant keta o komutnista o qelbesira po ne qe jemi te pa ligjshem ne itali prej 30 vitesh dhe jo pak por diku tek 300000 mij Shqiptar duhen arestuar te gjith italjanet qe na marin ne pune apo na japin shtepi me qera o plera te ndyre o ndytsyra o lapanjoz o vemje e shkatruat shqiperin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *