• |
ide | kryesore

U kapën me 1.7 milionë euro false, prokuroria kërkon 9-vjet burg për të arrestuarit

-Instant, Lajme, Të fundit

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka kërkuar dënimin me 9 vite burg për tre persona të arrestuar në 17 shkurt 2022, pasi sollën në Shqipëri një shumë të madhe eurosh.

Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, kërkoi dënimin në total me 9 vite për 53-vjeçarin nga Kameruni Josoue Ngankam, Jeniffer Chollet nga Zvicra dhe kamerunasin tjetër, Zinedine Nkeh. Duke qenë se kanë përfituar gjykim të shkurtuar, ata përfitojnë automatikisht ulje të dënimit me 1/3-n. Ata kanë pranuar gjithashtu akuzën e falsifikimit të 1 milion e 75 mijë euro, të cilat do t’i fusnin në Shqipëri.

Policia thotë se sekuestrimi i këtyre kartëmonedhave të falsifikuara dhe materialeve të tjera erdhi si rezultat i operacionit policor të koduar “Lastra” i zhvilluar më 17 shkurt, nga Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar. Gjatë kontrollit nga policia, në bagazhet e 35-vjeçarit u gjet një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *