• |
ide | kryesore

Wanda e lë, Icardi nuk heq dorë: ja mesazhi i Mauritos në live të bashkëshortes në rrjetet sociale

-Instant, Sport



Wanda Nara ndodhet në Argjentinë për arsye pune, por ndarja nga Mauro Icardi duket të jetë përfundimtare. E megjithatë një lloj rezerve mbetet. Diçka e domosdoshme në një histori dashurie të trazuar si ajo e çiftit argjentinas. Mes tradhtive, detajeve në rrjetet sociale dhe luhatjeve, historia nuk përjashton asnjë goditje të ndaluar.

Mbrëmjen e djeshme Wanda nisi një transmetim live me ndjekësit nga divani i saj. Një pjesëmarrje masive, me gati 100,000 fansa të ndërlidhur. Wanda është shumë e dashur në Argjentinë dhe ka një numër ndjekësish shumë të rëndësishëm. Sipërmarrësja dhe antarja e jurisë në spektaklin Il Cantante Mascherato e bëri të qartë se vuante nga thashethemet e shumta që përhapeshin për të: “Sa herë që më duhej të vendosja fytyrën time, i kam thënë të gjitha, gjërat e mira, të këqijat, të bukurat. Edhe ato që askush nuk do t’i thoshte ose ato që ndonjëherë duhet të mbahen brenda katër mureve… Kështu që më duket se ka gjëra të pavend dhe shumë agresive. Vibrimet negative të disave më rrëzojnë. Fjeta në shtëpinë e Zairas dhe kur u ktheva në shtëpi televizori ishte ndezur dhe të betohem se e fika sepse jam e hidhëruar. Nuk mund ta besoj sa e lehtë është të shpikësh gjëra”, tha Wanda live.

Ndërkohë nga Turqia po vijnë mesazhe kontradiktore. Wanda duket shumë e vendosur, por është edhe një Icardi që nuk dorëzohet. Maurito dëshiron të luftojë për të rikthyer shoqen e tij të jetës. Icardi ka postuar dje tatuazhin me inicialet e tyre dhe numrin 27 (përvjetorin). Jo vetem. Në transmetimin live të nisur nga Wanda ka ndërhyrë edhe ai me një mesazh për modelen: “Të dua”. Duket se lojtari i Galatasaray nuk dëshiron ta hedhë peshqirin në ring.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *