• |
ide | kryesore

Zjarr në Levan të Fierit, flakët djegin kodrat me ullishte

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kaninë, zjarr, flakët



Një zjarr ka përfshirë kodrat me ullishte në Levan të Fierit. Gazetari Ervis Kuçi ka raportuar se flakët janë favorizuar edhe nga era. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë ndihmuar për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, menjëherë pas njoftimit të marrë forcat zjarrfikëse të reparti të Fierit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë zjarr, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur nga pjesa e poshtme e kodrës, e më pas ka avancuar, favorizuar nga era e fortë.

Lexo më tej: Skandali/ Ministria e Mbrojtjes pagoi për shuarjen e zjarreve mijra euro një helikopter që nuk fluturoi kurrë 

Lexo më tej: Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, humb jetën 80-vjeçarja 

Lexo më tej: Rama: Rritet paga për policinë e shtetit, zjarrfikësit, gardën, policët e burgjeve dhe administratën 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *