• |
ide | kryesore

‘A ka një krisje të marrëdhënieve me Berishën?’/ Meta: Këto i shpik Edi Rama

-Instant, Lajme, Të fundit
Ilir Meta



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se nuk asnjë krizë mes tij dhe Berishës. Sipas tij këto shpiken nga mendja e Edi Ramës dhe segmentëve të tij të shpërndarë kudo. Ai u tregua i paqartë se çfarë do të ndodhte nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i kërkonin Ilir Metës distancimin nga një ‘non grata’ si Sali Berishës. Por ai theksoi se marrëdhëniet e Partisë së Lirisë me Amerikën do të ishin të shkëlqyera.

“Nuk ekziston asnjë krizë përvec atyre që shpiken nga mendja e Edi Ramës dhe segmentet e tij të shpërndarë kudo. Ka qenë një koherencë e qartë e PL dhe PD që ka çmontuar dhe i ka treguar gjithë qytetarëve që vjedhja që planifikonte tu bënte Rama përmes 4 fishimit të faturave të energjisë ishte një mashtrim që synonte të mbulonte vjedhjet që kanë ndodhur në këtë sektor. Politika e Edi Ramës është e qartë, të varfërohet shtresa e mesme, të fuqizohen grupet kriminale, të ligjërohen paratë e tyre. Kështu shkatërrohet konkurrenca. Kjo është politika e Edi Ramës, shkatërrimi i shtresës së mesme, si një garantë e demokracisë dhe stabilitetit”, tha Ilir Meta.

 



2 Comments

  1. Këtë e shpikin gazetarucat derrat e ram drogës Mero Gëlbaza çinkili italian bolja Stanishiqi Minxhos haleja etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *