• |
ide | kryesore

Frika nuk janë paratë ruse, por gafat amerikane  

-Instant, 1, Ide
andi bushati



“Financimet e Kremlinit”… “ndikimi i Moskës”, “rreziku rus”… Ambasadorja amerikane i ka dhënë edhe njëherë zë një fortune në gotë që zgjat prej disa ditësh. Në intervistën me Blendi Fevziun, Yuri Kim foli për djeninë që ka, se disa media financohen nga burime putinane, duke theksuar se paratë ruse synojnë, në Shqipëri ashtu si kudo, të minojnë demokracinë, besimin në proceset e saj dhe zgjedhjet. 

Askush nuk ka të drejtë ti shohë me mosbesim këto pohime. Po, ne duhet ta marrim të mirqene se faktorë të tretë, që nuk i përkasin sferës perendimore, reken të kenë influencë në vendin tonë të vogël. Pra në asnjë moment nuk mund të përjashtohet që Rusia apo Kina të kenë sponsorizuar politikanë apo gazetarë për qëllimet e tyre. 

Le ta themi me zë ta lartë dhe ta quajmë të mbyllur këtë kapitull. Ama, tjetër gjë janë përpjekjet për të ndikuar dhe krejt e ndryshme fuqia për ta bërë këtë. Në një vend në veshët e të cilit buçasin ende thirrjet: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, i cili mburret me vanitetin e provincialit, si më pro amerikani në rajon, mundësia që Moska të minojë demokracinë, është qesharake. 

Sa do para të derdhë, sado intriga të thurë, ajo nuk e arrin dot këtë qëllim. Nga ana tjetër këtë fuqi dhe këtë peshë fatkeqësisht e ka vetëm ShBA. 

Kur Ushingtoni tregon padurim për të përshëndetur fitoren historike të mandatit të tretë të Ramës, pas ngjarjeve si ajo e Elbasanit, përdorimit të fondeve publike për blerjen e votës, pas implikimit të bandave dhe parave të zeza në zgjedhje, kjo i shërben minimit të demokracisë. E njëjta gjë ndodh kur për interesa të vogla konjukturale apo lobiste, diplomatët e përtej Atlantikut nuk gjejnë asnjë fjalë për të denoncuar minimin e zgjedhjeve me një skandal disa fish më të rëndë se ai i Cambridge Analytica. 

Këtu reziku është kur një ish prokuror i komunizmit, që ka ndëshkuar ata që rrëzuan bustin e Stalinit, shpallet nga sekretari i shtetit si heroi i drejtësisë së re. Këtu shtetit ligjor i bien të mbathurat kur ambasada amerikane përshëndet zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës kushtetuese, të cilën Komisioni i Venecias e përshkruan si në shkelje të ligjit themeltar të shtetit. Këtu ndërhyrja bëhet flagrante kur ish presidentit nuk i lejohet të manifestojë me flamur amerikan, ndërkohë që kryeministrit i hapet rruga për të kërcënuar: “kush prish zgjedhjet e mia moniste, do i ndalohet hyrja në SHBA”. Këtu demokracia nuk minohet, por përdhoset kur ambasadorja përfshihet në një fushatë brenda partiake, për të veçuar barëngrënësit nga pro atlantikët.

As në ëndrrat e veta më të guximshme, Moska nuk do të kishte mundësi ti impononte Shqipërisë një lider autokrat dhe ti jepte legjitimim popullor regjimit të tij. Këtë fuqi e ka tjetër kush. Prandaj kur nisim të diskutojmë seriozisht për risqet e minimit të demokracisë duhet të kuptojmë se më të rrezikuar sesa nga strategjitë perfide të Kremlinit, jemi nga gafat naive të Uashingtonit. Më shumë se pesha e financimeve të dërguara nga kryeqyteti rus, mund të na dëmtojë lobimi me para pa burim që bëhet tek ai amerikan. Më tepër sesa pagesa në rubla e ndonjë politikani apo gazetari, Shqipëria e pëson kur Amerika mbyll sytë ndaj një bande kleptokratësh në pushtet.

Pikërisht për këtë, kur na duhet të flasim për shëndetin e demokracisë, shtetin ligjor dhe rspektimin e vlerave të botës perendimore, nuk kemi pse shpikim armiq imagjinarë dhe pa ndikim, por duhet të kemi guximin për të debatuar mbi ata që janë realisht faktorë dhe që kanë fuqinë e mjaftueshme për të instaluar qoftë të mirën, apo qoftë të keqen.

©Lapsi.al



42 Comments

  1. Respekt Bushat. Do guxim ti thuash keto te verteta. Shpresoj qe njerezit me 2 pare mend ne koke ta vlersojne ate qe je duke ber.

    1. Respekte bushat

      Mund ta shtjelloje edhe me mire por audienca patronazhiste edhe kete e luptopn lur tu tjote fuga te lomentojne! Dua te.them qe niveli ei shkrimit eshte kalues por audiemca eshte ngelese.
      Po more 5 bushat e more vitin perpara per suksese te metejshme!

    2. Erik – a mos je Bushati vete. Bushati me gjak te pastert komunist na thote qe gjithe te keqijat i krijon Amerika. Edhe gjyshi dhe babai i Bushatit te njejten gje thonin per 40 vjete. Bushatit i vjen keq qe epoka e gjyshit dhe babait ka mbaruar dhe eshte gjithe inat qe idete dhe praktikat democratike te Amerikes imperialiste po zbatohen ne Shqiperi

      1. Problem eshte mentaliteti o zombi patronazhist. Ju keni mendesine gjyshit dhe babes se bushatit akoma.

        Po ju jeni mesuar te jeni kurvat e te huajve dhe nuk keni pik integriteti, i jeni lepire serbeve te Popovicit, jugosllaveve te Titos, sovjetikeve rus, kinezve te maos, grekeve te papandreut dhe tani amerikaneve te Sorosit.

        Te jesh pro-amerikan eshte qe edhe te pranosh e te sillesh sic do silleshin amerikanet ne vendin tend per vendin e vet.

    3. Po ç’mënd ka Bushati !? Shih, sot gazetat në Mal të Zi, aksioni i ndërmarrë nga CIA dhe shërbimi sekret, mbi arrestimin e 36 spiunëve rus.
      Ka edhe shqiptarë. Po kush financohet nga rusët në Ballkan. Mes tyre Milorad Dodik në Bosnje dhe Sali Berisha në Shqipëri. Ka dalë nga aksioni i CIA.
      Prit Bushat prit, nuk ke parë gjë akoma…………………………….
      Rrufeja do të bjerë së shpejti. Atëherë po. Shumë vetë do të vrasin veten. Zhgënjim total.
      Hë mo Gëlbazë, i thuaj dhe Namutit, patronazhistët do të hanë sufllaqe deri më 2029. Po ju që në muajin prill hëngrët byrek me gjizë të prishur, një mut po hani…..
      Kështuqë, zgjidhja për ju, varni veten me zorrë qeni……

    4. Bravo Bushati! Thjesht, pastër, bukur.
      Të lumtë, ti nuk po i bën opozitë ramës apo socialistëve, ti i bën opozitë të keqes.
      Respekt!

  2. Nuk arrij ta besoj si nuk je shpallur akoma non grata!?
    Kjo tregon qe demokracia funksionon akoma!
    Ka shprese…

  3. Bravo per guximin dhe qartesine e mendimit Bushat!
    Kellirat me kollare jame ne grahmat e fundit!

    1. Po kur i shtroi qylym te kuq Vatikani bukuroshit gramoz cigares komunist, vari karin bythqimave te amerikes.

  4. Është plotësisht e vërtetë dhe e dyshimtë se pse qeveria aktuale e SHBA , duket sikur po mbështet Ramën, e për këtë ka plotësisht të drejtë Bushati.
    Por në të njejtën kohë, ka edhe një të vërtetë tjetër të provuar me fakte.

    Është po Departamenti i shtetit amerikan (DASH), që në raportet e tij vjetore, e nxjerr Shqipërinë e qeverisur nga Rama me prapanicën zbuluar si një nga vendet më të korruptuara të botës, vendin e trafiqeve të drogës e kriminalitetit, e vendin ku shkelen të drejtat e qytetarëve e të informimit mediatik.

    E para e punës, Bushati meqë e ka të rrënjosur në mëndësinë e tij si një gazetar i majtë, cilësimin e SHBA si “imperializëm amerikan”, e ka të vështirë të dalë jashtë kësaj kornize të propogandës së vjetër komuniste.
    Në SHBA ka mbi dy shekuj që ekziston një sistem demokratik pluralist i rregulluar me ligje të Kushtetutës, ku si forca kryesore janë dy parti të mëdha, Partia Republikane e djathtë konservatore e Partia e majtë liberale Demokrate.
    Mbrenda këtyre partive, ka edhe grupime që lëvizin nga ekstremi i majtë apo i djathtë, në grupimet e së majtës apo të djathtës së moderuar të qendrës.
    Meqë fenomeni Trunp solli në SHBA një forcim të ekstremit të djathtë, është krejtë e natyrëshme që si përgjigje Partia Demokrate që aktualisht është në pushtet, të dominohet më shumë në politikën e saj majtas, që anon edhe nga e majta europiane e deri në paradoksin e së majtës së korruptuar shqiptare.
    Por nëse në SHBA, kjo kundërshti politike ideollogjike amortizohet me shtetin ligjor e respektimin e Parlamentit, Senatit e mbi të gjitha të Kushtetutës, në Shqipëri këto institucione demokratike kanë degjeneruar si vegla me të cilat luan si ti dojë qejfi një njeri i vetëm , kryeministri.

    Përderisa DASH me raportime zyrtare vjetore e nxjerr zbuluar ashtu siç është qeverinë e korruptuar të Ranës, që ajo në dukje negocion me te në rrugë qeveritare, kjo është një dukuri krejtësisht normale në mardhëniet shtetërore të OKB.
    Është elektorati shqiptar ai që duhet të reagojë për të mos votuar më për një qeveri të korruptuar si ajo e Ramës, ashtu siç e ka përshkruar DASH në raportet e tij.
    Dukshëm, si Parlamenti europian me shumicë të djathtë, edhe DASH, bënë gjithshka ishte e mundur që në Shqipëri të kryhej një reformë zgjedhore, për zgjedhje të rregullta demokratike pa abuzime e shitblerje votash, që për fatin e keq të shqiptarëve, nuk fuksionoi.

    Në mendësinë e disa shqiptarëve është krijuar bindja se Shqipëria është qendra e botës duke mos u kujtuar se jemi një ndër 200 shtetet më të vogla antarë të OKB.
    Gjeopolitika e ka detyruar shpesh SHBA, që për ekuilibra e evitime konfliktesh rajonale, veç shkopit të përdorin edhe karrotën për liderë e liderucë me prirje diktatorale, por kjo nuk do të thotë se ata ju dalin atyre në përkrahje.
    Në kushtet e konflikteve më të mëdha të masave kontinentale e botërore, siç ishte agresioni imperialist i Putinit në Ukrainë, nëse qeveria amerikane përpiqet të afrojë në bisedime të tillë politikanucër si Rama, kjo nuk do të thotë se e vlerëson ate, por që kërkon ta mbajë në kontroll , ashtu siç bëhet me fëmijtë problematikë.
    Dihet që Ballkani vazhdon të jetë nën politikat pro ruse të Serbisë, një rajon me rrisqe të mëdha konfliktesh etnike, konflikte këto që kanë çuar në luftëra botërore me miliona viktima.
    Jemi në vitin 2022 kur armatimin bërthamor e kanë tashmë edhe vende të rrezikëshme diktatoriale komuniste si Koreja e veriut e mundet edhe vende të tjera të tilla që nuk janë deklaruar.
    Lufta tani mund të eskalojë nga predhat e artilerisë e aviacionit, në raketat me mbushje bërthamore.
    Edhe kur janë bërë luftëra me armët tradicionale, ka pasur miliona viktima,.
    Çfarë do të ndodhte me planetin nëse do të kishim luftëra me raketa bërthamore ?
    Është pra e domosdoshme që edhe me Putinër, Vuçiçër , Kim Jongër e deri tek psikopati Rama, të përdoret veç shkopit edhe karrota e dipllomacisë.

    1. Na cave trapin me kete romanin tend ne mbrojtje te amerikaneve.
      Po kur Departamenti i shtetit thote ndryshe dhe ambasadoja qe ka caktuar po ky Departament, thote ndryshe, kush e ka fajin, Rusia apo Kina?
      Ik pi ilacet, se te kaloi ora.

    2. Amerka eshte vend homoseksual fashist ku politikanet blihen si lurva nga korporatat. Amerika eshte i vei vend me aistem dypartiak

  5. Brilant analize e Bushatit.

    Sot fatkeqesisht qeverie amerikane eshte kthyer nje pengese per demokracine e vertete.

    Ata bejne pakt edhe me hajdutin e banditin vetem per interesat e tyre dhe ky eshte nje turp per administraten amerikane.

    Shikoni nje Blinken qe merret e humbet kohe me Berishen kur ka nje situate gjeopolitike katastrofe ne bote.

    Kjo eshte USA e sotme shume shume larg Reganit e Bushit baba.

    E nuk ka si te beje perjashtim edhe ambasadorja me e kompromentuar qe ka ardhur ne vend.

    E pate me dokumenta si ka lobuar ish ambasadori tjeter LU per socialsitet, e shesin veten nen emerin LOBING per 160.000 dollar dhe keto vetem me letra imagjinoni cfare behet me valixhet diplomatike

  6. Ne Shqiperi nuk eshte ende Amerika qe enderruam ne 1990, por nje bande e Sorosit qe mori ne dore politiken, ekonomine dhe shoqerine civile, pa harruar reformen ne Drejtesi.

    Por shqiptaret nuk tunden ne besen e dhene dhe as ne mirenjohjen ndaj SHBA me 1920 dhe lirine e Kosoves.

    Andi Bushati, si shumica nuk i harron keto, por ka gjithnje te drejte kur me guxim u thote edhe miqve te verteta te medha. Bravo Andi!

  7. Dmth z. Bushati, komentet e zonjes per korrupsionin, krimin e organizuar, pastrimin e parave, kriminelet s’kane asnje vlere sepse ajo ngre zerin per rrezikun rus qe desh rrezoi qeverine ne malin e zi dhe arriti disa gjera ne maqedoni? Pak si ceket, nuk mendoni? Zonja ka folur per zgjedhjet pas deklarates se ODIHR per zgjedhjet. Dhe duhet te dini edhe qe fjala historik ne anglisht ka dy kuptime, edhe pse ne shqip nuk ndodh keshtu. Nje mandat historik, nuk i referohet rendesise, por i referohet vetem faktit qe eshte hera e pare qe ndodh ne histori. (historic vs historical). Por duke qene frankofon dhe jo anglishtfoles, e keni te pamundur ta beni dallimin dhe ky nuk eshte faji juaj.

    1. Per NJE LEXUES Harrove te thuash qe amerikanet rrezuan edhe qeverine ne Kosove por populli atje vendosi pastaj te kunderten.

      Sa per ODIHR deklarata e Kim eshte nje ore mbas mbylljes se zjgedhjeve pa pritur as periudhen e ankesa e kontestimeve prandaj analiza e Bushatit eshte realiste dhe profesionale

  8. Ne thelb ceshtja eshte me e thjeshte. Gjithmone me te medhenjte kane luajtur me me te vegjlit. Njeri e maskon me demokracine, tjetri eshte me i drejtperdrejte. Por esenca ngelet e njejte. Shba, rusia, kina, turqia duan te dominojne. Lum te vegjlit qe dine te orientohen te perfitojne per interesat e veta, Mjere ata qe nuk dine ta lujne mire kete poker.

  9. Bushati e ka deklaruar publikisht në shkrimet e tij e në studiot televizive se ka bindje politike të majta e në të njejtën kohë ka alergji nga SHBA , si një vend kapitalist.
    Sa ishte në pushtet PD e kishte marëdhënie të mira me SHBA, për Bushatin Berisha e Amerika ishin “armiqtë” e tij më të mëdhej e mbronte me forcë ish PPSH të vetëquajtur PS e liderin e saj të fundit Edvin Rama.
    Veçanërisht për partinë republikane amerikane kur si ushëheqës i saj ishte ish presidenti Trump, Bushati e gjithë korri mediatik i majtë u bënë më agresivë ndaj SHBA.
    Kur Rama na u bë i preferuari i presidencës Biden, e Berisha u shpall “arnik” i SHBA, ndryshoi 180 gradë edhe qëndrimi i Bushatit.
    Ai u bë nga përkrahësi, në kritikun më të ashpër të Ranës e për Berishën , nga kritiku më i ashpër i tij, ngaqë doli kundër DASH që e shpalli non grata, politikani “revolucionar” i preferuar që u bë “armik” i SHBA.
    Ka mjaftë të vërteta e gjysëm të vërteta në shkrimet analitike të Bushatit e të Lubonjës, por më së shumti ata përçohen nga filli subjektiv ideollogjik i majtë i luftës kundër kapitalizmit e që i bën të dyshimta edhe kritikat e tyre të drejta.
    SHBA është një shtet gjigand demokratik me një popullsi tërësisht heterogjene me etnitete, religjione e raca të ndryshme nga gjithë planeti.
    Ka pasur dikur SHBA një faqe të egër të saj të historisë me kapitalizmin banditesk të gangsterëve që uzurpuan me dhunë teritoret e vendasve e të njeri tjetrit, e veçanërisht faqja më e errët e saj, ka qenë trajtimi i afrikanëve të sjellë nga trafikantët europianë duke i trajtuar mizorisht si skllevër pa asnjë të drejtë njerëzore. por nuk dijmë që SHBA të ketë kolonizuar ndonjë shtet të huaj, veç ndërhyrjeve për të ndihmuar popujt e shtypur nga regjimet diktatoriale e terrorizmat ekstremiste religjioze.
    U sulmua pabesisht nga Japonia SHBA, pa i shpalli asaj luftë në mes vitet 1940.
    U sulmua nga nazizmi hitlerian Europa në Luftën e dytë botërore, e shteti amerikan që kishte në përbërjen e tij miliona emigrantë të ardhur nga ai kontinent, mori pjesë në koalicionin antifashist që arriti fitoren.
    Ishte po kjo SHBA që pas asaj lufte me planin e saj “Marshall” , rimëkëmbi në një kohë të shkurtër ekonominë europiane të shkatëruar nga lufta.
    Po qe për Shqipërinë e për ne shqiptarët, nuk ka luftuar asnjëherë SHBA kundër nesh, po përkundrazi, ishte vendi i parë që njohu pamvarësinë e shtetit shqiptar e që luftoi për çlirimin e shtetit të dytë shqiptar, Kosovës.
    Atëhere , përse gjithë kjo urrejtje ndaj SHBA ?
    A mos e ka burimin kjo urrejtje nga fakti se në këtë shtet nuk kanë zënë kurrë rrënjë politikat naziste e komuniste diktatoriale ?
    Që mund të ketë politika të dyshimta edhe në qeveritë amerikane, kjo është krejtësisht normale e njerëzore pasi në botë nuk mund të gjesh asnjë njeri tërësisht të pagabueshëm, por më duket e dyshimtë moralisht për disa pinjollë të krerëve të diktaturës komuniste enveriste, të vazhdojnë edhe sot pas 3 dekadave të rrëzimit të atij regjimi, të flasin me gjuhën e vjetër për SHBA.
    Më duket edhe jashtë çdo modestie që një gazetar i një vendi liliput me bindje të majta, të bëj karshillëk me mijra e mijra intelektualë amerikanë që përbëjnë ajkën e kësaj shtrese në botë, duke e akuzuar SHBA se bëkërka “gafa”

    1. Pikerisht jane ata mijera intelektuale amerikane ose shumica e tyre qe kritikojne pa kompromis politiken aktuale te SHBA.

      Mendoj se Bushati eshte koherent me opinionet e tij.

  10. Nderkohe qe Uturaku i qeverise, Meraq Bazeja i TemA, kete titull te shkrimit te Andi Bushatit e “perkthen” :
    Andi Bushati – Armiku yne eshte Uashingtoni!

  11. Bushat i dashur ,Ne jemi pa buke ,ne jemi te reckosur,ne jemi te papare dhe te padegjuar.
    Kot lodhesh qe ta kapesh qeverine sepse ne jemi te pangrene.
    Kur ishte Moska ne Tirane qe ta dish :asnje peme dhe asnje lule nuk nuk mbillej pa u pyetur ambasadori sovjetik.
    Normal qe ne vinim nga erresira e plote dhe numerimin e benim me gishta,por Rusia ka qene kembekryq as dhe peshtyme nuk hidhej pa pyetur ruset.

  12. Po o i paemer 14:37 po, kur ishte Moska ne Tirane eshte e vertete qe asgje nuk behej pa miratimin e tyre.
    Po qe kur eshte Washingtoni ne Tirane, cilin vendim mer qeveria apo edhe gjykata “e pavarur dhe e reformuar” pa lejen e tyre?

  13. Rajersoni mori pjese direkt ne fushaten e zgjedhjeve me Berishen ne 1992.
    Atehere as dhe nje mendim apo veprim nuk behej pa pyetur Rajersonin qe fliste dhe shqip.
    Berisha me asnje ambasador amerikan nuk ka shkuar .
    Dy filma beri Hollivudi per Berishajt dhe tre gjyqe me gazetaret amerikane.
    Humbesi behet kermill dhe mi Arash.
    Rama duhet te iki me vote dhe jo me nje cjap plak qe nxjerr gjak nga goja.

  14. Ju rekomandoj,te shikoni filmin “Bjondja”,qe po e jep aktualisht Netfliki,per jeten e Marilin Monrosse.Shikoni,si punon Nje President amerikan (behet fjale per Kenedin),me pislleqe te ndyra,si ne filmat pornografi.Edhe nje horr terrorrist ddhe brutal,nuk sillet keshtu,as me prostitutat e rrugeve.Dhe keto,ne zyrat e shtepise bardhe.A eshte edhe kjo demokracia e nje lloji te vecante amerikan?

  15. Bushat e para dije mirë, sa herë që shqiptarët do të na duhet të zgjedhin midis SHBA e Rusisë (bolshevike e perandorake) ne gjithmon do zgjedhim SHBA, për ne shqiptarët SH.B.A. në analizën tonë instiktive që rrjedh nga përvoja dramatike komuniste për realitetin historik e politik të SHBA kemi bindjen e pakundërshtueshme e mbizotëruese, dhe jemi të bindur për mirë në paradigmën historiko-filozofike se” Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë udhëheqësja e botës së lirë e demokratike. E theksoj e “lirë e domokratike”

  16. Pobjeda’ në shkrimin e saj bën të ditur edhe pjesë nga informacioni i shërbimeve amerikane mbi influencën ruse në politikën e Malit të Zi, Bosnjës dhe Shqipërisë. Pobjeda, thekson se njerëzit e kontaktit të Moskës në Ballkan janë Milorad Dodik dhe Sali Berisha.

    Gazeta malazeze thekson ndër të tjera se miliarderi rus Konstantin Malofejev është ai që ka shpërndarë para në Mal të Zi, Bosnjë dhe Shqipëri.Me ne fund e pranoje hapur bushati qe rusia paguan pare te pista per median dhe kjo eshte lapsi por dhe ate qe bushati eshte pjese e ketyre miliona e te qelbur ruse,bravo bushat per pranimin qe bere si nje filo rus qe je.

  17. Analiza e Bushatit perfekte. Rusia e kina edhe mund te kene dhene ndonje pare, pasi ne shqiperi spiunet e dallkauket punojne edhe pa pare ose lire fare, u mjafton nje tel, nje makine apo nje muaj pushime.
    Problemi eshte qe si ka mundesi qe Usa ka mbi 30 vjet qe jep pare ne shqiperi, i jep shtetit, pushtetit, partive e kujtdo dhe prape shqiperia eshte pa breke nga ana Institucionale dhe per me keq diskutohet akoma Demokracia ne vend.
    A eshte ne gjendje ndonje ti jape pergjigje kesaj….. ????

  18. Manipulimi i zgjedhjeve në FRPD, Evi Kokalari largohet nga PD: Turp i madh, s’merrem më me këtë lloj nivel njerëzish që jeni,daku mundohet ta mbroje andin e rusve por nuk di se si.nuk e mbron dot o shpellkari daku sepse andi vete pranoje qe ruset jane te mire

  19. Berisha: Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë.

    Meta: Jo mo jo e dhashë prej Shkëlzenit që ishte në videot e Dritan Priftit. Ti e di shumë mirë, edhe me the “Shiko ca më ka bërë ky budallai”

    Berisha: Dorëheqjen e parë e dhe për shkak të bllokut të Monikës

    Meta: Për Shkëlzen Berishën e kam dhënë njëherë dorëheqjen, dy herë nuk e jap.Frika me madhe ka qene dhe eshte Trusti i Geshtenjave ku kapo eshte salih karaxhic berisha

  20. ditën kur budallenjt hodhën në tok statujën e enver hoxhës dhe dëgjuan salën si antikomunist i thekur i cili ishte dërguar me porosi nga ramiz alia dhe me urdhër nga jugosllavia se atëherë ishte çasti më i volitshëm.
    dhe budallenjt shkuan pas tradhtarit më të madh të kombit siç ks ende njerëz që bëjn akoma të njëjtën gjë

  21. Flet e shkruan si gjyshi thonë.Por ndërsa ata e kishin gabim tani konkretisht Bushati thotë diçka të vërtetë.E majta Amerikane në pushtet në këto 9 vjet Rama ka zbatuar platformën Sorros në Shqipëri duke i bërë pengesë e jetës demokratike dhe më së pari më zgjedhjet duke anashkaluar vjedhjet e bëra nga PS.Le pastaj reforma në drejtësi, krimi , korrupsioni.Dhe kjo vetëm për t’ju kundërvënë PD duke e konsideruar të keqen dhe sidomos Dr Berishën me nongraten.Dhe lërë pastaj për promovimin e Bashës we e përdoren si deshën!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *