• |
ide | kryesore

Dua Lipa nxit aludimet për një romancë dashurie me Trevor Noah

-Instant, Paparazzi, Slider



Dua Lipa dhe  komediani Trevor Noah ka nxitur së fundmi aludimet për një romancë dashurie. Dyshja u panë së bashku në një restorant në East Village të quajtur Miss Lily’s.

“Ata ishin ulur larg nga të gjithë të tjerët në restorant,” tha një dëshmitar. “Ishte e qartë se ata ishin të lidhur dhe u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë vaktit.”

Burimi më tej zbuloi se Dua dhe Trevor “u larguan së bashku “. Sipas tij, ata u përqafuan dhe madje u puthën. Marrëdhënia e fundit publike e Lipas ishte me vëllain e vogël të Gigi dhe Bella Hadid, modelin  Anwar Hadid, 23 vjeç.Të dy i dhanë fund  në dhjetor 2021 pas më shumë se dy vitesh lidhje.

“Dua Lipa dhe Anwar aktualisht po bëjnë një pushim nga marrëdhënia e tyre dhe po kalojnë kohë të ndarë”, tregoinjë burim për People në atë kohë.Ndërkohë, lidhja e fundit e Noes përfundoi majin e kaluar.Komediani dhe Minka Kelly ishin bashkë që nga viti 2020.

“Minka është beqare tani”, u shpreh një mik i afërt. Ajo është shumë e lumtur.Minka preferon të jetë më mirë beqare sesa të humbasi kohën e saj me djalin e gabuar”./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/01/dua-lipa-reagon-ndaj-akuzave-per-kengen-levitating/

    



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *