• |
ide | kryesore

ERE: Çmimet e energjisë do rishikohen çdo muaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ere



Këtë të premte kryeministri Edi Rama njoftoi se nuk do të aplikohet fasha prej 800kWh për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kjo u kuptua sikur vendimi ishte zhbërë përgjithmonë. Në fakt sqarimi ka ardhur Enti Rregullator i Energjisë. Në një deklaratë të ERE thuhet se çmimet do të rishikohen çdo muaj në bazë të situatës.

“Çmimet e vendosura nga ERE mbeten të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022. Në situatën e emergjencës energjetike që ndodhemi, rishikimi i çmimeve do të jetë periodik.

Pra nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë do të reflektohen dhe nga ERE. Për shembull, nëse për muaji tetor FSHU sh.a do ta sigurojë energjinë nga KESH sh.a me çmimin 2.6Lekë/kWh, çmimi i energjisë për konsumatorin familjarë do të mbetet 9.5Lekë/kWh” – thuhet në njoftimin e ERE. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama



6 Comments

  1. Do ta bejne si puna e karburanteve. Do tallin menderen me gjithe popullin sipas komandes.
    Dita dites po kuptohet qe ketu ka dicka thelbesore qe nuk shkon me shtetin shqiptar ne teresi por dhe me shoqerine shqiptare ne vecanti.
    Shteti nuk behet dhe nuk mbahet me çerra, dallkauke, ciliminj, baxhella dhe borde-llo.

  2. Pre ERE,po pergenjeshtron Kryeministrin,per deklaraten qe ka bere sot? Genjeshtren Rama nuk e ka problem,por qe te genjeje ne mengjes dhe ne dreke ERE te thote te kunderten,nuk po arrim vesh,se kush eshte sqepari dhe kush eshte bishti?????

  3. Logjerisht nuk mund ta bejne si karburanti.
    Me karburantet ne nuk kemi kontrate, me FSHU po, karburantet jane private, FSHU eshte publike qe do te thote se ne jemi edhe pronaret.
    Cdo muaj qe do rishikojne cmimin, do riprrserisin edhe kontraten?
    Po ku pyet njeri per ligjet ne kete vend te dhjere. Mbase na jep ndonje keshille-urdher partneri yne i madh strategjik ose partneri i vogel strategjik.
    Robt ku ti keni, te gjithe, pozite, opozite, Europe e Amerike qe na sollet ne kete derexhe.

  4. Do ju a fusim me vone po he, e para ishte sprove te dyten mbase do ja u fusin edhe me shume.

    Deri ne njoftimin e radhes gjume te mire…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *