• |
ide | kryesore

Meta për Amnistinë Fiskale: E urdhëruar nga bota e krimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
meta



Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se Amnistia Fiskale është një ligj i cili është i urdhëruar nga bota e krimit.

Me anë të një postimi në Twitter, Meta bëri thirrje që kryeministri Edi Rama të mos “luajë” me të ardhmen europiane dhe integrimin e vendit në BE.

Opozita shqiptare nuk ka lënë deklaratë pa bërë kundër amnistisë fiskale. Si Meta dhe Berisha e akuzojnë Ramën për lidhje me krimin. Dhe këtë ligj e shohin pikërisht si një qokë të Ramës ndaj botës së krimit. Njëherazi, në kundërshti të fortë me iniciativën e kryeministrit është edhe faktori ndërkombëtar.

Postimi i plotë i Metës në Twitter:

Kryeministri Rama të mos provokojë më popullin shqiptar, të mos dëmtojë, vonojë dhe minojë procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Të tërhiqet menjëherë nga projektligji për Amnistinë Fiskale, i cili është projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit.

Shpërfillja e papërgjegjshme e Qeverisë ndaj shqetësimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar, është e papranueshme dhe e patolerueshme.

Lexo më tej: Rama: Amnistia Fiskale do të bëhet në Shqipëri 

Lexo më tej: Rama nuk tërhiqet nga Amnistia Fiskale: Paragjykimet nuk i pranojmë 

Lexo më tej: Komisioni zbraz projektligjin shqiptar për amnistinë fiskale



9 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *