• |
ide | kryesore

Meta thirrje të heqë dorë nga amnistia fiskale: Një ligj që vjen me urdhër nga bota e krimit

-Instant, Lajme, Të fundit
ilir-meta, aministia fiskale



Pas shqetësimeve të Bashkimit Europian për amnistinë fiskale në Shqipëri kreu i Partisë Ilir Meta ka bërë thirrje të heqë dorë dhe të zbatojë rekomandimet e FMN-së. Meta thotë se ky është një ligj i cili bëhet me urdhër nga bota e krimit. Meta i bëri thirrje Ramës që të tërhiqet nga kjo nismë. Në një konferencë për mediat Meta e argumentoi qëndrimin e tij me arsyetimin se kjo nismë do të falimentonte biznesin dhe do të nxiste krimin në vend.

‘Rama të tërhiqet menjëherë nga ligji për amnistinë fiskale. Ligji i amnistisë është urdhëruar që të bëhet nga bota e krimit, për të kriminalizuar ekonominë dhe gjithë institucionet tona. Në këtë mënyrë do të goditej dhe dëmtohej biznesi i ndershëm i cili do të falimenton.  Në këtë mënyrë do të largoheshin nga vendi edhe ato investituar të mirë që kanë mbetur. Në këtë mënyrë do të minohet edhe besimi tek shteti. Do minoheshin përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar’- tha Meta.

Sipas Metës kjo do të dëmtonte edhe procesin e nisjes së negociatave të integrimit.

“Do të minohej procesi i nisjes së negociatave dhe procesi i integrimit. Mbështes plotësisht të gjitha shqetësimet e argumentuara që janë shprehur në mënyrë të qartë përmes rezolutës së parlamentit europian në 12 maj 2022 dhe nga përfaqësues të vendeve partnere si SHBA dhe Britania e madhe. Shpërfillja e qeverisë është e papranueshme dhe e patolerueshme. I bëj thirrje të hiqet dorë nga kjo përpjekje e pashpresë dhe të zbatohen rekomandimet e FMN duke u kërkuar ndjesë shqiptarëve për këtë provokim”.



12 Comments

  1. po kjo eshte ne te miren tate se te gjitha leket e pista qe ke investoji edhe jepi taksen shtetit , throp muti

  2. Ooooo…. milet. Amnistia fiskale ne rradhe te pare i sherben vete Rames, pastaj krimineleve. Gjith ato para qe Rama bashke me oborrtaret e tij ka vjedhur gjate gjith ketyre viteve; qofte si kryetar Bashkie qofte si K/Minister nuk ja shef hajrin pa patur postin dhe autoritetin qe aktualisht mban

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *