• |
ide | kryesore

Nga Kolumbia në Tiranë, arrestohen eskortat e famshme latine dhe ruse

-Instant, Lajme, Të fundit
Kolumbia



Policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni në kryeqytet dhe ka bënë në pranga organizatoren kolumbiane së bashku me 6 shtetase të huaja.

Mësohet se këto shtetase ushtronin veprimtarinë e prostitucionit në banesa të marra me qira.

Burime nga policia bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Contact” u bë arrestimi i B. R., 30 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Në pranga kanë rënë L. P., 28 vjeçe, L. B., 23 vjeçe, Y. S., 28 vjeçe, D. B., 31 vjeçe, M. G., 21 vjeçe dhe L. B., 22 vjeçe, nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia, për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja B. R, me origjinë nga Kolumbia shfrytëzonte për prostitucion shtetaset e tjera të arrestuara, të cilat kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri.

Ato  ishin akomoduar në banesa me qira, në zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 shtetas, të cilët kishin i dhënë me qira, pa deklaruar në organet tatimore, banesat e tyre, shtetaseve të arrestuara.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaportat e 7 shtetaseve të arrestuara.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *