• |
ide | kryesore

Pas ndarjes nga Pique, Shakira rikthehet me ish partnerin

-Instant, Paparazzi, Slider



Shakira po përflitet së fundmi në media për një rikthim me ish partnerin, Antonio de la Rua. Ajo kishte një lidhje prej më shumë se 11 vitesh me De la Ruan, me të cilin u nda para se të fillonte romancën me Gerard Pique.

Karina Lavícoli, nga programi televiziv argjentinas ‘Socios del Espectáculo’, tregoi se djali i ish-presidentit Fernando de la Rúa dhe Shakira kanë pasur  kontakte përmes telefonit . Gjithashtu, Antonio është i gatshëm të ndihmojë artisten në gjithçka që i nevojitet.

” Shakira dhe Antonio de la Rúa kanë rifilluar kontaktet . Ata do të takohen më vonë, sepse ajo po kalon një kohë shumë të vështirë”, tha prezantuesja.

Këngëtarja nga ana tjetër u shpreh në një intervistë për “Elle” se për momentin nuk është në kërkim të një partneri sepse duhej  “të mbyllet ajo vrima në zemrën time dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”. Këngëtarja ka folur gjithashtu për ndarjen me Pique duke e përshkruar “jashtëzakonisht të vështirë”.

“Është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse ende po e kaloj. Jam në sy të publikut pasi  nuk është  një ndarje e rregullt,” u shpreh Shakira.“Dhe kështu ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi.”/Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/09/27/shakira-se-shpejti-ne-gjyq-per-evazion-fiskal/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *