• |
ide | kryesore

RENEA në Elbasan, kontrolle për personat e dosjes Dumani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
renea



RENEA mbërrin në Elbasan. RENEA ka nisur kontrollet për personat që janë shpallur në kërkim të dosjes Dumani.

Burime bëjnë me dije për Gazetën Shqiptare se forcat RENEA kanë nisur një aksion për kapjen e personave të shpallur në kërkim në të kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Nuk dihen ende detaje të tjera nga operacioni. Nuk dihet nëse janë apo nuk janë persona të arrestuar ose të ndaluar nga kontrollet.

“Plumbi i artë” u finalizua pak muaj më parë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Nga 32 urdhër arreste policia vuri në pranga vetëm 9 prej tyre. Ndërkohë që 9 të tjerë ndodheshin pas hekurave për vepra të tjera penale.

Për 14 personat që i shpëtuan aksionit të bujshëm, policia ka kryer disa kontrolle përgjatë muajve të fundit. Por pa sukses.

Mes emrave që kërkohen nga policia, janë edhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj që rezulton i zhdukur prej datës 10 gusht, Suel Çela edhe emra të tjerë të njohur të botës së krimit.

Lexo më tej: Policia e rrethoi në Kosovë, si i iku Dumani sy më sy 

Lexo më tej: ”Plumbi i artë”, arrestohet një tjetër i kërkuar pas dëshmisë së Nuredin Dumanit 

Lexo më tej: “Ta vrasim Dorianin, para se të na vrasë ai ne” rrëfimi i të penduarit për vrasjet e Nuredin Dumanit 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *