• |
ide | kryesore

Shpjegimi/ Pse çmimi i lirë i energjisë është meritë e Berishës dhe Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
energjisë, Berisha



Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ka bërë një lexim ndryshe të vendimit të qeverisë sot për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike nga 1 tetori.

Në një vëzhgim të thelluar, Klodian Tomorri thekson se janë qeveritë e Sali Berishës dhe Edi Ramës, ato që kanë meritë që vendi akoma ka një çmim energjie të lirë, krahasuar me vendet e tjera të Europës që po vuajnë nga dyfishimi i çmimeve.

Sipas Tomorrit, merita e parë i shkon qeverisë së Sali Berishës, e cila incentivoi ndërtimin e hidrocentraleve private. Gazetari shpjegon se arsyeja pse nuk do të rritet çmimi i energjisë nesër nuk është as politike, as konspirative. Por, sepse hidrocentralët privatë po prodhojnë shumë energji dhe po i injektojnë ekonomisë shqiptare qindra milionë euro në vit.

Merita e dytë, sipas gazetarit, i shkon qeverisë së Edi Ramës dhe më konkretisht Damian Gjiknurit. Në 2017 ky i fundit propozoi që pagesa që qeveria do t’i bënte hidrocentralëve privatë të kishte një shifër tavan. Edhe pse kjo nismë u kundërshtua fort, kujton Tomorri, qeveria Rama e mori vendimin, dhe kjo është arsyeja tjetër pse shqiptarët gëzojnë një çmim energjie elektrike të pandryshuar. Edhe pse bota po kalon një krizë të thellë çmimesh të energjisë.

Klodian Tomorri përmbyll reagimin e tij duke parashikuar një skenar, që nëse do të vihej në jetë, do të ishte mëse ogurzi.

“Tani ka vetëm një risk. Shumë prej tyre po bëjnë presion për të dalë nga marrëveshja e detyrueshme me KESH, që ta shesin energjinë në treg të lirë. Po ndodhi kjo, cmimi i energjisë shkon automatikisht në qiell.” 

Shpjegimi i Klodian Tomorrit:

Arsyeja e vertete pse nuk u rrit cmimi i energjisë.

Të gjithë argumentet e qeverisë për mosrritjen e qeverisë janë përralla ose gjysmë të vërteta. Ka vetëm një arsye se pse shqiptarëve nuk po u rritet fatura e energjisë elektrike. Ajo është prodhimi i energjisë nga hidrocentralet private.

Në 18 muajt e fundit, hidrocentralet koncesionare kanë injektuar 550 milionë euro neto në financat e sektorit energjetik. Kjo është vlera e energjisë së prodhuar nga ata me ccmim importi minus vlerën që ka paguar KESH për t’ja u blerë.

Pra me fjalë të thjeshta, falë HEC-eve private, qytetarët shqiptarët kanë fituar 550 milionë euro në 18 muajt e fundit. Këta po e mbajnë ccmimin e energjisë të parritur. Dhe këtu duhen njohur dy merita në vendimarrjen e qeverive.

Merita e parë i shkon Sali Berishës, i cili pati vizionin ta vinte këtë industri në lëvizje. Sigurisht që qeveria e Partisë Demokratike bëri dhe gabime në këtë fushë, ku një prej tyre ishte privatizimi i katër hidrocentraleve, dy Bistricat dhe Ulëz-Shkopeti. Por ne kemi kaq prodhim energjie nga privatët sot fa;ë vendimarrjes së qeverisë së Sali Berishës.

Merita e dytë i shkon Damian Gjiknurit. Në vitin 2017, Damian Gjiknuri propozoi një vendim në Këshillin e Ministrave për t;i vënë tavan ccmimit me të cilin shteti u blinte energjinë hidrocentraleve private.

Deri atëherë, formula e ccmimit me të cilin shteti e blinte energjinë nga HEC-et private ishte ccmim importi I vitit parardhës plus një fee prej 10 për qind. Por në VKM-në e vitit 2017 u vendos tavan që pavarësisht formulës, ccmimi nuk mund të ishte më shumë se 15 për qind mbi çmimin e vitit 2016 ose e përkthyer në shifër më pak se 8.5 lekë për kilovat. Sigurisht që hidrocentralet privatet e kundërshtuan atë vendim. Por qeveria e kaloi dhe këtu i duhet njohur meritë edhe Edi Ramës.

Lexo më tej: Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama 

Në një shtet, i cili nga vendimarrja e qeverive në raport me privatët vetëm ka humbur, duhen njohur meritat kur ka vendimarrje të përgjegjshme. Dhe fort madje.

Sigurisht duhet sqaruar dhe diçka tjetër këtu. Në kohë normale ne ua kemi blerë më shtrenjtë energjinë HEC-eve private. Ky ishte stimuli që ata të investonin, të krijonin qindra apo mijëra vende pune, të paguanin 16 milionë euro në vit fee koncesionare, tatim fitimi etj etj. Por mbi të gjitha në krizën më të rëndë energjetike, privatët i dhanë sektorit 550 milionë euro neto. Dhe deri në fund të vitit kjo shifër me shumë gjasa do të shkojë mbi 700 milionë euro.

Kjo është arsyeja që po e mban çmimin e energjisë të parritur. Tani ka vetëm një risk. Shumë prej tyre po bëjnë presion për të dalë nga marrëveshja e detyrueshme me KESH. Që ta shesin energjinë në treg të lirë. Po ndodhi kjo, cmimi i energjisë shkon automatikisht në qiell.

©LAPSI.AL 



26 Comments

  1. Edhe pse jemi ne nje krize boterore qeveria ka marr disa masa shume te mira per te lehtesuar efektet e saj mbi ne

  2. Fal marredhenieve te mira qe qeveria krijoi me shume kompani te rendesishme erdhi dhe ky lehtesim per energjine

  3. Nje pjese te energjise po e prodhojme edhe vet duke bere qe mos te blejme shume nga jashte dhe cmimi i saj per qytetaret mos te rritet

    1. “Marjus” nuk tingellon si emer rilindas mavi

      vini emra si kadri, mehmet, enver apo kristaq qe t’ju njofi poplli o kellirat e bashkise se lal qelbit

  4. Cmimi i energjise nuk rritet per nje arsye shume te thjeshte: shqiptaret kane pordhe, rrjedhimisht secili prej nesh eshte nje termo-central me vete. Pra energji ka me bollek.

  5. Ca thu mor kar.nuk eshte as merit e berishes e as psikopatit ,sepse energjia elektrike ne Shqiperi paguhet sa frengu pulen.eshte merite e te burgosurve politike qe ndertuan hidrocentralet falas.gjithashtu edhe e specialisteve qe paguheshin nje mizerje.merita tjeter i shkon natyres,sepse jemi vendi i dyte ne evrope per rezerva hidrore.shqiptaret nuk duhet te paguajne energjine sepse eshte e tyre.e njejta vlen edhe per ujin.na e shesin per te pijshem,por ne fakte eshte vetem per te lare rrobat.zgjohuni o shqiptaret se kurvat po ju rjepin.robt patronazhisteve.p.s nga ai qe ka 25vjet qe ja ka bere ne koke komunisteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *