• |
ide | kryesore

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër

-Instant, Lajme, Të fundit
emigrantë të paligjshëm

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 43-vjeçarin Gj.N., pasi u kap duke transportuar emigrant të paligjshëm. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë operacionit u sekuestruan një automjet, një aparat celular dhe një shumë parash.


“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 42”.


 

 

Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohen 1 automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 42”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. N., 43 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i shtetasit Gj. N. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Tepelenë-Gjiirokastër, në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, duke transportuar me automjetin tip “Mercedes”, 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.