• |
ide | kryesore

Ushtronte në mënyrë të kundërligjshme aktivitetin e këmbimit valutor, arrestohet 60-vjeçari në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”, goditet një rast tjetër i fshehjes së të ardhurave.

Ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga kambisti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në vijim të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, evidentuan dhe goditën një rast tjetër të fshehjes së të ardhurave dhe të informalitetit.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi H. A., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 9, Durrës, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi H. A. i kishte përfituar nga ky aktivitet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *