• |
ide | kryesore

Vlora mbulohet nga tymi i zi, alarmohen qytetarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
vlora



Qytetarët e Vlorës janë alarmuar mbrëmjen e sotme, pasi një tym i zi ka mbuluar krejt qytetin.

Deri më tani mësohet se një zjarr i qëllimshëm në zonën e inerteve në Jalli të Vlorës, është shkaktari i alarmit.

Në këtë zonë po digjen dhjetëra goma mjetesh, që kanë shkaktuar panik te qytetarët.

Banorët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Nuk janë bërë ende me dije zyrtarisht arsyet e nisjes së këtyre flakëve. Detaje të tjera pritet të bëhen me dije nga autoritetet përkatëse në orët ose në ditët në vijim. Situata më zjarrt në vend është problematike kryesisht në periudhën e verës nga temperaturat e larta. Nisja e një vatre të tillë në një periudhë më të freskët si fundi i shtatorit nuk është e shpeshtë. Një faktor tjetër që zjarret nisin në vend është kur ato janë të qëllimshme, ose kur pronarët e tokave kërkojnë të djegin bimët e këqija.

Lexo më tej: Zjarr i madh në Nivicë 

Lexo më tej: Zjarr në Levan të Fierit, flakët djegin kodrat me ullishte 

Lexo më tej: Zjarr në një magazinë bujqësore në Pogradec, dëme të mëdha materiale 

Lexo më tej: PAMJET/ Zjarr masiv në një gradacielë në Kinë

 



2 Comments

  1. Ja sa te ndizen gjeneratoret e Partise, qe kane tym te bardhe dhe keshtu e pastrojne ajrin…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *