• |
ide | kryesore

11-vjeçarja bie nga kati i katërt në Sarandë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

-Instant, Lajme, Të fundit

Një 11-vjeçare është rrëzuar nga kati i katërt ditën e sotme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 të mesditës së sotme. Ajo është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore. E mitura dyshohet se ëshrë rrëzuar aksidentalisht. Në momentin e ngjarjes ka qenë në banesë me vëllanë e saj në Sarandë.


Nëna e tyre i kishte lënë brenda në banesë, pasi shkonte për në punë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.