• |
ide | kryesore

42 qytetarë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, nuk shënohet asnjë viktimë

-Instant, Lajme, Të fundit
Covid-19, infektuar, covid



Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat mbi situatën pandemike në vend. Në njoftim thuhet se asnjë humbje jete nuk është shënuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Nga 722 testime kanë qenë 42 qytetarë të infektuar, ndërsa janë 66 të shëruar.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 722 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki: 24 në Tiranë, 6 në Durrës, nga 2 qytetarë në Shkodër, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetarë në Lezhë, Krujë, Kavajë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.

Janë 482 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,046 që nga fillimi i epidemisë.”, thuhet në njoftim.

Statistika (1 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 42
Të shëruar në 24 orë 66
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 722

Testime totale 1,982,318
Raste pozitive 331,117
Raste të shëruara 327,046
Raste Aktive 482
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive me Covid-19 sipas qarqeve:

Tiranë 254
Elbasan 40
Fier 37
Vlorë 31
Durrës 22
Gjirokastër 23

Dibër 20
Lezhë 20
Shkodër 13
Korçë 10
Berat 9
Kukës 3



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *