• |
ide | kryesore

“Jam më i shpejtë se Sterling”. Broja i pakënaqur me FIFA-n, Chilwell i del në krah: “Nuk të njohin ende vëlla”

-Instant, Sport
Chilwell



Nga një bisedë me humor e për cështje loje, vjen një konfirmim i rëndësishëm. Armando Broja është lojtari më i shpejtë i Chelsea dhe konsensusin e ka dhënë Ben Chilwell. Gjithçka lindi në debatin mbi vlerësimet e lojtarëve të dhënë nga FIFA. Organiata botërore sapo ka publikuar lojën e re elektronike FIFA 23.

Edhe lojtarët e Chelsea kanë krahasuar statistikat e tyre, por një veprim i tillë ka shkaktuar pakënaqësi te Armando Broja. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë mendon se krijuesit e lojës, kanë gabuar të dhënat e tij mbi shpejtësinë. Në videon e publikuar nga klubi, idea ishte befasia që iu shkaktua Mason Mount, kur i dorëzuan skedën e tij në FIFA 23 me të dhëna false. Vetëm se në fund të videos, shfaqet Broja të cilin e kanë bërë më të ngadaltë se shumë shokë të skuadrës.

Lexo më tej: E bujshme, Armando Broja në shënjestër të Milan: Chelsea e çon çmimin në ‘qiell’

REAGIMI

“Unë jam më i shpejtë se Raheem”, ankohet Broja para shokëve të skuadrës, i ngushëlluar menjëherë nga Ben Chilwell: “Me shumë mundësi je. Me shumë mundësi je më i shpejti në skuadër. Por ata nuk të njohin ende vëlla”, konfirmoi lojtari anglez.

Broja impresionoi sezonin e kaluar i huaziar te klubi i Premier League, Southampton, duke shënuar 6 gola në 32 ndeshje. 21-vjecari u kthye te Chelsea këtë sezon dhe është aktivizuar në 6 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Blues deri tani në këtë sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *