• |
ide | kryesore

Lëvizte me armë në Laç, arrestohet 21-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit
polici, pengmarrja, kana bis



Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar në Laç, pasi është kapur me armë zjarri kallashnikov. Bëhet e ditur se në pranga është vënë shtetasi D. K., 21 vjeç, banues në Laç.
“Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas denoncimit të marrë për një shtetas që lëvizte në Laç, me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën, në kuadër të operacionit policor “Gjurmimi” dhe kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.
Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. K., 21 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”. Ai u kap afër banesës së tij, me një armë zjarri pushkë me vetën. Ai e ka hedhur sapo ka parë punonjësit e Policisë.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pushkë dhe një krehër me 30 fishekë luftarakë në të”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *