• |
ide | kryesore

Lirohet nga burgu në Itali vëllai i Safet Bajrit, Ilir Rustemi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
vetëvrasjen, ilir rustemi



Lirohet nga burgu në Itali Ilir Rustemi, vëllai i Safet Bajrit.

Ilir Bajri u ekstradua në Itali në mars të këtij viti, pasi ishte dënuar për shfrytëzim prostitucioni.

Kush është Ilir Rustemi (Bajri)

Me 4 gushtit të vitit 2006, Ilir Bajri Ilir akuzohet se ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.

Autori kishte frekuentuar lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t’i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshin klientët.

Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit. Dhe, pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë, e ka qëlluar me armë. Bashkëshortja e viktimës i ka identifikuar autorët, të cilët i njihte dhe më parë.

Lexo më tej: I akuzuar për një sërë krimesh, ekstradohet drejt Italisë Ilir Bajri 

Lexo më tej: Gjykata e Lartë jep vendimin për Safet Bajrin 

Lexo më tej: Dosja belge/ Safet Bajri i theu legenin vajzës që punonte prostitutë 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *