• |
ide | kryesore

Patozi: Aleanca Berisha-Meta nuk më bind, Bindja Demokratike e vetme në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Astrit Patozi, i ftuar në emisionin “Radar” në Abc tha se partia “Bindja Demokratike” do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale të 14 majit, vitin e ardhshëm.

Patozi shprehu dyshimet e tij për aleancën Meta-Berisha, ndërsa theksoi se nuk ndan të njëjtin mendim dhe filozofi me Partinë e Lirisë dhe Partinë Demokratike.

Ish-deputeti demokrat tha konflikti brenda PD-së pengon Bindjen Demokratike që të garojë në zgjedhjet lokale me opozitën.

“Ne vendosëm që të garojmë të vetëm. Nuk e gjejmë veten brenda konfliktit të PD. Nuk ndajmë të njëjtat mendime me aleancën Meta-Berisha. Konflikti brenda PD na pengon për të bashkëpunuar dhe për të garuar me opozitën”, u shpreh Patozi.

Më tej Patozi tha se dyshin se kandidatë për primaret e PL-së dhe PD-së janë paracaktuar. Ndërsa e përshkroi bashkimin Meta-Berisha mekanik.

Patozi tha se Meta dhe Berisha kanë patur marrëdhënie jo të sinqerta mes tyre dhe se kjo aleancë është një shans më shumë për të pasur suksese në zgjedhje, por që nuk mjafton.

“Aleanca me PL nuk e bën PD më të madhe. Çdo bashkim mekanik që nuk është i natyrshëm , por që është thjesht për të kaluar njërin lum siç janë zgjedhjet tani, nuk është se ka perspektivë afatgjate. Meta – Berisha kanë pasur marrëdhënie të pasinqerta, është faturë që do të paguhet, uroj të kalohet me sa më pak dhimbje. Nuk kam asgjë të përbashkët me aleancën Berisha Meta. Kam frikë se kandidatët për primaret janë të paracaktuar”, tha Patozi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *