• |
ide | kryesore

Përfundon zyrtarisht numërimi, zgjidhet kreu i ri i FRPD

-Instant, Lajme, Të fundit
FRPD



Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike është zgjedhur Besart Xhaferri. Xhaferri ka arritur të sigurojë shumicën e votave. Ai grumbulloi 5256 vota, i ndjekur nga Mariglend Doçi me 1292 vota.

Në 62 qendrat e votimit në të gjithë vendin kanë votuar  9470 votues, ose 55% e anëtarësisë së FRPD. Në garë për të marrë drejtimin e Forumit Rinor të PD-së ishin 6 persona: Alesia Balliu, Arnold Karriqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besard Xhaferri dhe Mariglend Doçi.

Konkretisht kandidatët kanë marrë:

Besart Xhaferri – 5256 vota

Mariglend Doçi – 1292 vota

Artjon Bajramaj – 528 vota

Barbara Doda – 452 vota

Alesia Balliu – 186 vota

Arnold Kariqi – 168 vota

Deri më sot FRPD drejtohej nga Belind Këlliçi, ndërsa zgjedhje në këtë strukturë janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015. Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për këtë forcë politike.

 



7 Comments

  1. Pobjeda’ në shkrimin e saj bën të ditur edhe pjesë nga informacioni i shërbimeve amerikane mbi influencën ruse në politikën e Malit të Zi, Bosnjës dhe Shqipërisë. Pobjeda, thekson se njerëzit e kontaktit të Moskës në Ballkan janë Milorad Dodik dhe Sali Berisha.

    Gazeta malazeze thekson ndër të tjera se miliarderi rus Konstantin Malofejev është ai që ka shpërndarë para në Mal të Zi, Bosnjë dhe Shqipëri.10 mije antare ka frpd e salihut nga koto vetem gjysma shkoje per te votuar kjo eshte rinija e vertet e pd se sajuar nga spiuni salih karaxhic berisha

    1. Popjeda është gazetë e financuar nga Sorrosi kështu çfar do presësh prej saj.Ke do sulmojë? Sigurisht Sali Berishën!!!!

  2. Manipulimi i zgjedhjeve në FRPD, Evi Kokalari largohet nga PD: Turp i madh, s’merrem më me këtë lloj nivel njerëzish që jeni,gimi ai trimi qe perfundoj ne lane me tete janar kur salih karaxhici sulmoje shqupin

  3. Se mos dali dhe ky spiun si ai Besart tjeter?

    Futen ne PD per ta perdhunuar nga brenda dhe pasi e perdhunojne shkojne te nona Baxhell PS 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *