• |
ide | kryesore

Sulmoi alpinisten në qendër të qytetit, Flori Beqiraj pranon fajin

-Instant, Lajme, Të fundit
flori beqiraj



Flori Beqiraj, i cili ka sulmuar seksualisht Mrika Nikçin, ka pranuar kryerjen e veprës penale. Ai tha se sulmit ishte nën ndikim e alkoolit. Në vendimin e gjykatës thuhet se Flori Beqiraj, i ka kërkuar falje Mrika Nikçit dhe familjes së saj. Mësohet se babai i të dyshuarit ka pasur raporte pune me familjen Nikçi.

Ndërkaq, në këtë vendim bëhet e ditur se avokati mbrojtës i të pandehurit i ka kërkuar gjykatës që Beqirajt t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

“Gjendja e tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Sipas tij tregon se sjelljet që i ka pasur gjatë kryerjes nuk janë të tij. Ai ka qenë në gjendje që edhe vetë i pandehuri nuk mund të shpjegojë duke marrë parasysh këto rrethana nuk mendoj që ka rrezik të arratisjes dhe as të kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale. I propozoj gjykatës që të pandehurit t’i shqiptohen njëra nga masat alternative të cilat janë adekuate për të pandehurin. Konkretisht propozoj masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Nikçi ka bërë me dije se ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022. Alpinistja nga Peja ka publikuar një video se si është sulmuar seksualisht nga Beqiraj. Në video shihet ajo duke ecur dhe pas i afrohet një person, e kap nga mbrapa dhe nuk e lëshon. Ajo provon t’i shmanget dhe arrijnë t’i ikën vetëm pasi aty pranë kalojnë disa qytetarë./Express



7 Comments

  1. Futjani 1 shishe alkol ne bythe dhe verini flaken.
    Pastaj justifikojeni veprimin nepermjet ‘ndikimit te alkolit!

    1. Pobjeda’ në shkrimin e saj bën të ditur edhe pjesë nga informacioni i shërbimeve amerikane mbi influencën ruse në politikën e Malit të Zi, Bosnjës dhe Shqipërisë. Pobjeda, thekson se njerëzit e kontaktit të Moskës në Ballkan janë Milorad Dodik dhe Sali Berisha.

      Gazeta malazeze thekson ndër të tjera se miliarderi rus Konstantin Malofejev është ai që ka shpërndarë para në Mal të Zi, Bosnjë dhe Shqipëri.

  2. O ti i apasionuar pas popjedes.Eshte gazetë sorrosiane e antishqiptare.Pastaj c’hyn këtu kjo.Ketu bëhet fjalë për gjë tjetër!!!Po ti si patronazhis që je rëndësi ka të perfjalesh Berishën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *