• |
ide | kryesore

Lind “All Star Game” i futbollit europian: Times ndërton formacionet e katër kampionateve elitare

-Instant, Sport
Times



All Star Game e futbollit evropian së shpejti mund të bëhet realitet. Ideja e nisur javët e fundit nga pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly, krijoi menjëherë pakënaqësi për shkak të kalendarit të ngjeshur aktual. I pari ishte Jurgen Klopp që kritikoi ashpër projektin, por sipas prestigjiozes britanike The Times, idea i pëlqen shumë klubeve. Ata janë gjithmonë në kërkim të burimeve të tjera të të ardhurave. Në këtë mënyrë po shqyrtohet mundësinë e zgjerimit të projektit, përveç Premierligës, edhe në Liga, Serie A dhe Bundesliga. Megjithatë, nuk është akoma e qartë sa ndeshje do të lihet, as nëse ato do të luheshin në verë apo gjatë pauzës dimërore.

Për momentin është vetëm një ide, por një ide që po merr formë gjithnjë e më shumë. Këtë e dëshmojnë edhe deklaratat e fundit të presidentit të Lega Serie A, Lorenzo Casini: “Është një ide që meriton vëmendje – ishin fjalët e tij për “Ansa -. Ne do të studiojmë projektin dhe shoqëritë, në asamble, do të vlerësojnë të gjitha të mirat dhe të këqijat”.

“E kujtoj ende me emocion ndeshjen mes Europës dhe pjesës tjetër të botës në gusht të vitit 1982. Zoff, Tardelli, Rossi dhe mbi të gjithë Antognoni, që luajti më mirë se Platini dhe Zico, që ishin gjithashtu në fushë. Duhet gjetur shpirti i duhur për të përfshirë klubet, presidentët, drejtuesit, trajnerët, si dhe gazetarë e tifozë”, shtoi Casini.

E për t’i bërë tifozët të ëndërrojnë, u përpoq edhe vetë Times. E përditshmja britanike hodhi hipotezën se cilat mund të jenë 11 më të mira të katër ligave kryesore për momentin:

FORMACIONET

Premier League: Allison; James, Ruben Dias, Thiago Silva, Zinchenko; De Bruyne, Rice, Rodri; Salah, Haaland, Luis Diaz.

Serie A: Maignan; Di Lorenzo, Skriniar, Bremer, Spinazzola; Brozovic, Milinkovic-Savic; Chiesa, Dybala, Leao; Osimhen.

Liga: Courtois; Koundé, Militao, Gimenez, Alaba; Modric, Busquets, Pedri; Benzema, Lewandowski, Vinicius.

Bundesliga: Sommer; Frimpong, De Ligt, Gvardiol, Davies; Kimmich, Bellingham; Gnabry, Musiala, Mané; Nkunku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *