• |
ide | kryesore

Video/ Mourinho festë në ish-stadiumin e tij, Inter ndëshkohet nga ish-juventini: Napoli ‘fluturon’ në krye

-Instant, Sport, Video
ish-stadiumin



Roma mposhti Interin 2-1 në San Siro, në javën e tetë të Serie A dhe për një moment ngjitet në vendin e katërt në renditje. Mourinho triumfoi në ish-stadiumin e tij, edhe pse zikaltrit e filluan më mirë. Avantazhi i Dimarco tepër i frymëzuar, u fshi pak para intervalit nga një voley i Dybala. Në pjesën e dytë, vendasit shkuan disa herë në avantazh, por u ndëshkuan nga Smalling në minutën e 75-të. Humbja e dytë radhazi për Inzaghin, që mbetet i gozhduar në vendin e shtatë, -8 nga Napoli kryesues. Skuadra e Spalletti triumfoi 3-1 në shtëpi ndaj Torinos.

INTER 1-2 ROMA

Mourinho fut në telashe skuadrën e tij të zemrës, duke bërë festë në ish-stadiumin e tij. Verdhekuqtë në disavantazh, rikuperuan dhe pushtuan San Siron 2-1. E tani për Inzaghin është një krizë e vërtetë. Zikaltrit e nisën me shpejtësi dhe në minutën e 11-të Dzeko mposhti Rui Patricio, por pa vlerë. VAR sinjalizoi pozicion jashtë loje të sulmuesit boshnjak dhe goli u anulua. Interi, megjithatë, vazhdoi të shtyjë përpara, Calhanoglu me një goditje fantastike fshikulloi kryqëzimin e shtyllave në të 20′. Skuadra e Inzaghit megjithatë në të 30′ kaloi në avantazh me Dimarco. Ekipi i Mou reagoi ashtu si duhej dhe gjeti barazim në minutën e 39. Një gol spektakolar i Dybala, që në asistin e Spinazzolas ndëshkoi Handanovic.

Në pjesën e dytë, Interi u kthye të shtyjë përpara dhe Calhanoglu goditi traversën në minutën e 63-të, me një goditje dënimi. Pak minuta më vonë edhe Asllani me një goditje të harkuar fshikulloi shtyllën. Por kur zikaltrit dukej se kishin epërsinë, Smalling shënoi në minutën e 75-të golin e përmbysjes. Mbrojtësi shënoi me kokë, në zhvillimet e një goditje dënimi. Asllani, për herë të parë titullar në Serie A u zëvendësua në të 77 nga Mkhitaryan. Asgjë nuk ndryshoi dhe Roma pushtoi San Siron, ndërsa Mourinho, në ish-stadiumin e tij, futi në telashe Inzaghin.

NAPOLI 3-1 TORINO

Torino luajti, Napoli kundërsulmoi, shënoi dhe fitoi. Gjithcka shumë e thjeshta, gjithcka shumë lineare dhe koherente me periudhën e skuadrës së Spallettit. Napoli duhet se në këtë fillim të Serie A mund të përballojë luksin për të menaxhuar ritmin e ndeshjes sipas dëshirës. Rrëzohet 3-1 Torino në Maradona, me të kaltrit që konfirmohen në krye të renditjes me 20 pikë. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë me dygolëshin e Zambo Anguissa mes minutave 6 dhe 12. Fillimisht realizoi me kokë dhe më pas me një kundërsulm shkatërrues prej pesëdhjetë metrash. Në minutën e 37′ edhe Kvaratskhelia ndezi turbon duke gjetur golin e tretë me një kundërsulm të nisur nga gjysëmfusha e tij. Në të 44′ Sanabria u mundua të kthente në lojë Torinon, por nuk mjaftoi. Në pjesën e dytë, skuadra e Juric, i përjashtuar për protesta, mori kontrollin e ndeshjes por pa e mposhtur dot Meret.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *